Etnon, grupi më i dashur i muzikës moderne e sidomos në zhanrin e rep-it. Milot Hasangjekaj, njëri nga anëtarët e grupit, është bërë baba për herë të dytë dhe kjo ngjarje atij i ka sjellë shumë lumturi në familje. Miloti, është nga ata personazhe që respekton punën e tjetrit ashtu siç do të respektohet puna e tij. Shumë shpejt do sjellin këngë e re, e cila mendohet të jetë e suksesshme, ashtu si të gjitha këngët e publikuara deri tani.
Fabjola Kuburi:- Etnon, kaq shumë këngë keni publikuar, vetëm, bashkëpunime…na keni bërë lëmsh…!
Milot Hasangjekaj(Etnon):- Duhet ta keni parasysh që lëmshi nganjëherë është i lezetshëm. Kështu është kur punohet shumë dhe pastaj ka plot opsione dhe po ashtu ka shumë këngë, dhurata për publikun.
– Sa të suksesshëm e ndjeni veten?
-E ndjej veten të suksesshëm aq sa punoj në atë drejtim, domethënë puna është e lidhur me suksesin por vlerën e suksesit e bëjnë veprat dhe besoj se gjatë periudhës prej kur kemi filluar, kemi punuar gjëra të vlefshme.
– Jeni bërë prind i një djali të vogël tashmë edhe i një vajze, më dukeni shumë i lumtur nëpër postime…
-Unë sapo u bëra prind për herë të dytë, i pari është djali, kurse me vajzën sapo kënaqemi, por shpresoj ta jetësoj thënien “ Kush ka vajza botën ka”.
– Si do t’i rendisnit gjërat më të rëndësishme në jetë?
-Shëndet, lumturi, familje,sukses!
– Cila është bota juaj, gjërat që ju pëlqejnë, ato që nuk i doni…
– Kjo është pyetje e pafund dhe tek e fundit njeriu gjithmonë ndjek ato që i pëlqejnë deri sa e kupton që është duke gabuar.
– Jeni ju më të dashur me të tjerët apo janë ata që ju rrethojnë, më të dashur me ju?
-Mendoj që është me reciprocitet, nëse i do të duan!
– Çfarë kujtoni më shpesh dhe me nostalgji?
-Moshën e fëmijërisë, dëshirat dhe çiltërsinë e kësaj periudhe.
– Jeni tip që shikoni vetëm para apo e ktheni kokën pas dhe reflektoni?
-Unë jam tip që shikoj në të gjitha anët deri sa të marr vlerësimin e duhur por për disa gjëra patjetër që duhet të shikosh vetëm para.
– Çfarë është e pazëvendësueshme për ju?
– Fëmijët dhe të njerëzit e dashur.
– Kënga e radhës do të jetë përsëri në bshkëpunim me…!
– Është në zhvillim e sipër, ende nuk është përfunduar. Kur të vijë koha do t’ju tregojmë, mos u bëni fare merak.
-U trembeni zhgënjimeve?
–Nuk ka jetë pa zhgënjime, më e mira është se si i ballafaqon dhe si përballesh me to. Unë nuk kam përjetuar zhgënjime të mëdha, falë Zoti, edhe shpresoj që askush të mos zhgënjehet edhe nëse ajo ndodh, e ka një arsye që ka ndodhur si dhe ka një arsye për ta kapërcyer
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!