Ai ka qenë vetë pjesë e një prej edicioneve të “Big Brother” dhe saktësisht në edicionin e 7. Ai mbahet mend si “rrëmujaxhiu” mes banorëve sepse ishte aktiv gjithë kohës, hapte tema për diskutim, replikonte dhe luante një lojë siç e do një realitet i tillë. Nuk kishte si të mungonte komenti i tij, javën e fundit të Big Brother Albania 9. Ja çfarë thotë Valeri për tre çiftet e mbetur në finale…!
Po e nis që nga emri që i kanë vënë këtij edicioni, “love edition”. Këtë vit siç u njoftua që në fillim, do quhej “love edition” edicioni i dashurisë, pra nuk kishte vend për lojëtarë të fortë ose si unë që tërboja dhe luaja gjithë dynjanë, kur isha në shtëpinë e Big Brother. Ata që provuan të na kopjojnë ne, u dogjën pa hyrë mirë.
Ky Big Brother, në mungesë të banorëve dominantë( që publiku i do më shumë se gjithçka ) është mbajtur nga puna e mirë e stafit dhe padiskutim Arbana që ka magji në prezantim
Love edition me çifte, që vetëm dashuri nuk tregonin mes çiftit, dhe aq pak dashuri që tregonin dukej se më shumë e kishin nga frika se mos njerit prej tyre i ndryshonte mendja dhe do e digjte tjetrin në lojë. Vetm një çift ka treguar ndjenje e dashuri, sa gjithë të tjerët bashkë. Po ndalem për t’i analizuar çiftet:
Lupçe-Katerina, nuk është e drejtë që janë në finale, duhej të ishin Xheni e Benardi. Përveç zërit të Katerinës që të bën për të qeshur, gjithë pjesa tjetër e tyre është bosh. Ai që mundohet të bëjë për të qeshur e nuk di çfarë thotë apo kur bën sikur e di lojën aty (qesh). Për më tepër kanë qenë të luhatur dhe të pabesë. Ishin vetë kumbarët( dëshmitarët) që pas dasmës nuk pushuan së sulmuari dhe foluri keq për çiftin që u martua. Ata kishin mundësi edhe të mos firmosnin, ose të heshtnin, por jo ashtu, nuk mund të ketë një rrguë të mesme. Është poshtërsi e madhe e tyre. Nëse ua japin çmimin një çifti patatinash si at, atëherë është ofendim për publikun.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!