Dyshja e hiteve “Bjondinë, zeshkane” dhe më pas “Selfie”, krijimin e tyre të fundit muzikor, këngën me titull “Sa netë”, ja kanë besuar Bleros dhe stuios së tij muzikore. Teksti i këngës është shkruar nga Uki Latifi, ndërkaq videoklipi është punuar nga produksioni “XL” dhe përmban skena të bukura. Djemtë që ja thonë bukur live-it, këtë herë kanë ardhur me një stil ndryshe, shumë modern dhe në hap me kohën.
Por, kush janë Veton Mushkolaj e Bujar Osaj? Në të vërtët, janë dy këngëtar të dëshmuar prej kohësh në skenën muzikore. Dyshja kanë grupin e tyre të quajtur “Pishat” dhe që nga vitit 2002 janë mjaftë të angazhuar në mbrëmje rinore, dasma e ahengje në Diasporë, por edhe në Kosovë. Veton Mushkolaj e Bujar Osaj kanë prezantuar disa projekte të përbashkëta, që kanë marrë pëlqimin e publikut, si videoklipin e këngës me titull “Bjondinë, zeshkane” dhe më pas “Selfie”.
Këtë herë vijnë shumë më ndryshe, kjo edhe për shkak të listes së bashkëpunëtorëve. Krijimi i tyre i fundit me titull “Sa netë”, është produkt muzikor i Bleros dhe stuios së tij muzikore. Teksti i këngës është shkruar nga Uki Latifi, ndërkaq videoklipi është punuar nga produksioni “XL” dhe përmban skena të bukura.
“Sa netë”, ky është titulli i këngës së re që ka ardhur nga dyshja e grupit “Pishat”, Veton Mushkolaj dhe Bujar Osaj. U komentua si hit dhe ajo po pëlqehet e shprendahet gjithë andjej. Veton Mushkolaj e Bujar Osaj, thonë se janë të kënaqur me vëmendjen që po i jepet projektit të tyre të ri. Prej disa ditësh është lëshuar në qarkullim kënga me titull “Sa netë” e Veton Mushkolaj dhe Bujar Osaj.
Që në start, kënga “Sa netë” u komentua si hit dhe kështu po del të jetë, pasi ajo po dëgjohet e pëlqehet shume.