Përshëndetje e dashur Lorela. Kam një problem shumë të madh me veten, jam tip i qetë por shumë e mbyllur nuk flas shumë sepse më vjen turp nga të gjithë njerëz me vjen marre nga çdo person. Nuk mundem, nganjëherë as te flas sa qe kam frikë dhe djersitem shumë kur kam njerëz afër meje, sidomos duart. Ky është një problem shumë i madh, se nuk kam mundur të bëj asgjë në jetë, gjithmonë kam mbetur mbrapa. Jam shumë e ndjeshme nëqoftëse dikush më thotë ndonjë gjë të keqe unë s’mund të duroj dot por as nuk mund t’ia kthej në ndonjë meënyrë por vetëm mbyllem dhe qaj . Dua një përgjigje që t’më largojë nga kjo sepse vërtet s’mundem më. Faleminderit
Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail.com:- Në radhë të parë të falenderoj që na shkruan dhe për besimin. Jo përherë është e lehtë të pranojmë dicka që nuk na pëlqen tek vetja edhe ta ndajmë atë me dikë tjetër. Ky është një hap shumë pozitiv dhe i rëndësishëm, është hapi i parë dhe kryesor kur vjen puna për të përmirësuar aspekte të vetes.
Kjo që ti ke shkruar dhe paraqet shqetësim për ty, që të mund të të jepja një mendim më të saktë, do na duhej mbase të shqyrtonim pak më thellë dhe konkretisht, pse dhe kur kanë filluar këto ndjesi.
Duke u përqendruar tek kjo që ti thua, duket se është fjala për ankth dhe stres i cili shfaqet në castin që të duhet të ndërveprosh dhe me persona të tjerë, ankth që mund të jetë i vazhdueshëm apo irracional. Në këtë situatë, natyrisht që zgjidhja mbetet shmangia; shmangia nga mjediset dhe kontakti me njerëz të panjohur, duke qenë se këta të fundit shkaktojnë një lloj bezdie, parehatie apo turpi. Kjo është ajo që ndodh pra në rastet e ngjashme me tëndin, por sigurisht që evitimi i kontakteve sociale e raporteve ndërpersonale mund të shoqërohet me kosto dhe vështirësi të tjera.
Nuk e di nëse është një mungesë besimi që ka ardhur që në fëmijëri, apo ndonjë ngjarje specifike e ka shkaktuar atë. Ajo që ndodh është që shpesh vetëbesimi lidhet me performancën tonë psh në një aspect të caktuar të jetës, aspekt i cili ka shumë rëndësi për ne. Ideja është se disfata, vështirësi, humbje apo dështime që të gjithëve na ndodhin, mund të shërbejnë për të kuptuar që si disa ngjarje apo momente të jetës mund të ndikojnë në mënyrë direkte mbi atë që mendojmë për jetën dhe veten tonë.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!