Skuadrat ku ka luajtur: Tirana (luan dhe aktualisht), Valbona, As Prishtina, Caplina ( Bosnje Hercegovinë), Peja, Bashkimi ( Prizren), Sigal Prishtinë. Kapiten i përfaqsueses së Shqipërisë .
Gerti Shima është një prej basketbollistëve më të njohur të vëdin tonë. Pas një karrirere të gjatë në basketbollin kosovar, prej një viti është rikthyer te skuadra e tij e zemrës Tirana. Gatë karrierës së tij ka lënë gjurmë, jo vetëm te specialistët, por dhe te sportdashësit të cilët jo vetëm e kanë përkrahur, por dhe e kanë duatrokitur. Në intervistën e dhënë për gazetën “Intervista” ai i bën skanerin basketbollit shqiptar . Në prononcimin e tij 31 vjeçari tiranas pohon se gjëndja e basketbollit shqiptar është mjaft e vështirë , atij i mungon baza materiale dhe kjo është themelorja për ndërtuar një skuadër dinjitoze.
Nderim Goci: – Gerti, mirsevini në gazetën “Intervista “
Gerti Shima : -Kënaqësia është e imja pasi jam lexues I rregullt prej disa vitesh…
– Me çfarë po merreni aktualisht tani që është dhe periudhë pushimesh ?
– Prej disa ditësh kam filluar stërvitje individuale. Seancat stërvitore i zhvilloj në sallën e klubit tonë Tirona. Është e domosdoshme për një basketbollist profesionit zhvillimi I këtij procesi stërvitor. Përveçse kaq unë kam dhe një motiv më shumë sepse në fillim të muajit të ardhëshëm do të nisim grumbullimet me skuadrën përfaqsuese e cila do të marrë pjesë në fazën para eleminatore të kamionatit botëror. Skuadra jonë bën pjesë në grup me Holandën dhe Austrinë, përfaqsuese mjaft të mira dhe që duhen vlerësuar.
– Rikthimin juaj te skuadra e juaj e zemrës, koncidoi me fitimin e tre trofeve (kampionat, kupë dhe superkuë). Fitimi I trofeve erdhi si rezultat i investimeve që janë bërë në skuadrën tuaj apo disnivelit me skuadrat rivale ?
– Kampionati është zhvilluar mjaft i fortë. Skuadra e Vllaznisë e cila ka qenë rivale më afërt për titull ka pas në gjirin e sajë ka pas basketbollistë të huaj. Por kjo nuk ka mjaftuar që skuadra shkodrane të ngrinte trofe, pasi është e vështirë të fitosh me lojtarë të huaj, kjo pasi i huaji nuk e ndjen peshën e bluzës të skuadrës dhe nuk kanë eksperiencën e duhur. Unë jam i mendimit që, jo vetëm basketbolli, por dhe sportet e tjera të ndërtojnë bazën me basketbollistë vendas.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!