Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Gentjana Gjergji: Publiku e dallon këngëtaren nga modelja

Fabjola Kuburi:- Ke arritur një sukses dhe jashtë kufijve sidomos në SHBA. E konsideron një arritje në karrierën tënde?

Gentjana Gjergji:- Kudo që jam e ftuar dhe këtu në Amerikë objektivi im është që i gjithë publiku të paktën për një ditë të vetme të harrojë çdo problem e streset që sjell një ditë pune. Dua që të argëtohen aq shumë sa ta mbajnë mend gjatë këtë event dhe ja kam arritur sepse kudo kam përformuar publiku është elektrizuar duke kërcyer e kënduar me mua.

– Më trego ndonjë episod të këndshëm që ti do ta mbash mend për shumë kohë, gjatë qëndrimit tënd në Amerikë, që të ka ndodhur me publikun tënd atje?

Advertisement

-Ç’është e vërteta ka shumë episode të bukura dhe sdi kë të veçoj.

– Sapo ke publikuar këngë “Martesa e djalit”, po e ndjen suksesin e saj?

-Po, kënga martesa e djalit erdhi natyrshrm, një duet me babin, i punuar me shumë dashuri. Jam e surprizuar dhe shumë e lumtur  nga komplimentet pafund që kam marrë për këtë këngë. Faleminderit nga zemra të gjithëve ju që më mbështesni.

– Sa rëndësi ka për Gentjanën pamja e jashtme, kur është e ftuar në një koncert?

-Po normale që ka rëndesi por për mua jo më shumë se sa pregatitja vokale dhe shpirtërore e imja sepse dua që nëpërmjet zërit dhe performancës live, të përcjell energji pozitive dhe dua që publiku të më kërkoj sërish për aftësitë e mia si këngëtare dhe jo si modele.

– Videoklipet e tua janë të realizuara dhe plot ngjyra. Sa lodhje “fshihet” pas gjithë kësaj pune?

-Po ka dhe kjo lodhjet e veta por kur publiku e pëlqen dhe e vlerëson në tërësi ja vlen.

– Siç e përmendëm dhe më sipër, ti je një këngëtare mjaft aktive në skenat e interpretimit “live”. Sa i rëndësishëm është bashkëpunimi mes këngëtarëve dhe pjesëtarëve të orkestrës?

-Në fakt bashkëpunimi mes pjestarëve të grupit është parim kryesor për mua. Falë Zotit  dhe eksperiencës  pothuajse 15 vjeçare une dhe grupi im e kemi këtë. S’ka nevojë për fjalë, ne merremi vesh me sy me njëri-tjeterin.

– Nëse nuk do kishe prerjen e këngëtares, çfarë mendon se do doje të ushtroje si profesion?

-Shiko është si oksigjeni për mua dhe se besoj se do të kisha të njëjtën dashuri apo afeksion për një tjetër profesion.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

“ZBULO FËMIJËN TËND” Nga Izet Culli

Next Post

Daniel Lumaj: Ndihem i vlerësuar nga publiku

Advertisement