Udhëheqësin historik të rilindjes, shokun Edi Rama e takova pas një tubimi elektoral. Vendin e tubimit nuk po e them. Teksa zbriti nga podiumi, ju afrova dhe me të kreva këtë bashkëbisedë :
Kaso Kosa: -Përshëndetje shoku Rama!
Edi Rama: -Hë mo Kaso mirë je? Edhe më thua “shoku” pale.
-Meqë jeni i majtë, ndaj.
-Kush është i majtë, o toç!? Unë ta kam thënë: Jam rilindas.
-Meqë ju votojnë të majtët, ju them “shoku”
-Vallahi si ky milet nuk kam parë, Kaso. Milet i paparë. I çuditshëm fare.
-Pse thoni kështu shoku, zoti Rama?
-Po a mund të votohem une, ja me thuaj mua ti?! Unë kam bërë pallë katër vjetë.
-Keni bërë pallë?
-E, ore, pallë kam bërë. Se mos kisha gjë tjetër që të bëja. A po, kam bërë edhe vizatime.
-Edhe punë keni bërë, sho…zoti Rama.
-Kam bërë lesh. Ç’punë kam bërë unë, më qafsh.
-Po ja, keni rritur ekonomimë, për shembull.
-Atë po, e pranoj. Në krahasim me më parë, jam disa herë më mirë.
-E kisha llafin që keni rritur ekonominë e vendit. Jo ekonominë tuaj. Ju kështu keni thënë. Mos jeni i pirë?
– Unë nuk pi, Kaso.
Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!