Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

E lumtur që paralajmërova pajtimin

 

E mbajmë mend të gjithë si “xixëllonja” e festivalit të RTSH-së dhe emri i saj u gdhend në memorien e të gjithë atyre që e panë të veshur si zanë dhe dëgjuan zërin e saj. Gili, ka sjellë gjithmonë perla në muzikë dhe nuk kishte si të ndodhte edhe këtë herë me “Amin”, një këngë që sipas saj “është strehë e zemrave të dashuruara”.

 

Advertisement

Fabjola Kuburi:- Gili përshëndetje… Me çfarë po merresh tani?

Gili:-Po përgatitem për të bërë disa pushime para sezonit të ngjeshur veror. Në këtë periudhë jam më pak e ngarkuar  sepse djali i vogël sapo mbaroi fakultetin kurse djali i madh po e pret masterin në një Universitet Ndërkombëtar dhe si të thuash preokupimet janë pak më të lehta se kur i kisha djemtë nëpër studime.

-Ti së fundmi ke ardhur me një këngë e cila titullohet “Amin”  kujt i dedikohet kjo këngë dashurie kaq prekëse?

Të gjitha baladat e mia janë strehë e zemrave të dashuruara. Unë  dua këngët që i thurr himn dashurisë.

-Si e priti publiku këngën e re?

E priti mjaft mirë madje kam marrë shumë komplimente edhe nga kolegët që më inkurajojnë që sa më shumë ti qëndroj këtij stili. Unë gjithmionë kam qenë mirënjohëse ndaj publikut që më ka mbështetur dhe nuk do rresht kurrë së qeni e tillë.

-Jemi mësuar të të shikojmë në formë e të qeshur… A bëhesh ndonjëherë me nerva?

Çdo gjë që nervozon njerëzit e mi reflekton edhe te unë. Më shumë më bën

me nerva përditshmëria se profesioni.

-Deri ku mund të shkojë kulmi i nervozizmit tënd?

-E kaloj shumë shpejt. Një e bërtitur dhe kaq.(Buzëqesh)

-Prioritet kujt ose çfarë gjëje i jep për momentin?

-Gjithmonë familja është e para. Sigurisht që muzika është një prioritet i madh për mua por përpara se të jem këngëtare jam njeri dhe për çdo njeri, rëndësia e rëndësisë është familja.

-Si mund të jesh bionde, e suksesshme dhe e zgjuar?

-Nuk i besoj barcaletave për bionde.(Buzëqesh)

-Si e komenton komercializimin e klipeve, që shesin më shumë imazhe se këngë?

-Janë klipe reklamuese ndonjëherë shumë primitive. Për mua klipi është

në shërbim të këngës. Është hije e fjalëve dhe tingujve.

-A e mat suksesin me paranë?

Sot është madje e kundërta. Paradoksale që fitimet janë në disproporcion me kualitetin.

Nuk pranoj të dëgjoj artistin që flet për përfitime material, vetëm bagazhi artistik.

-A e konsideron veten një këngëtare të pasur?

-Artistikisht po, pastaj për pjesën materiale nuk besoj se është etike të flitet.

-Kompromiset që ke bërë për karrierën…?

-Lundroj ne disa stile edhe pse nuk e ndiej si kompromis por më shumë si sfidë.

-Ato që s’do t’i bëjë kurrë?

– Nuk do ti keqpërdor kurrë zemrën dhe mendjen time.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Erkan Musliu sjell super baladën!

Next Post

Kam turp nga njerëzit!

Advertisement