Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Astrologia shpjegon

Pemë

Në ëndërr po ngjitesha në një pemë që ishte plot me degë dhe gjethe, por ato nuk ma vështirësonin ngjitjen, përkundrazi, po argëtohesha shumë. Ndërkohë që po ngjitesha, ndizeshin ca drita të vogla dhe pashë që poshtë pemës ishte duke më parë babai im. Edhe një herë tjetër që kam parë në ëndërr sikur po notoja në një det të mrekullueshëm, po më shikonte babai, bile edhe të afërm të tjerë që kam kohë pa i parë.  Lindita

E dashur Lindita! Ëndrra parashikon qetësi dhe momente të mrekullueshme në jetën tuaj. Nuk do të keni asnjë pengesë në arritjen e synimeve tuaja. Ju me siguri keni ndonjë aktivitet që po ju ecen dhe do t’ju ecë për mrekulli. Pra, pema që keni parë dhe deti i bukur tregojnë të tashmen dhe të ardhmen që do të jetë shumë e bukur. Figura e babait në ëndërr është gjithashtu një element pozitiv, edhe pse në rastin tuaj tregon nevojen tuaj për t’u ndier e mbrojtur dhe e mbështetur nga një person i pjekur dhe i dashur për ju.

Advertisement

 

Monedha

Pashë në ëndërr sikur isha në një shëtitore me njerëz të tjerë. Pas pak, përtokë, nisën të binin monedha. Unë, së bashku me njerëz të tjerë filluam t’i mblidhnim. Mbaj mend që mundohesha të mblidhja ato monedha që kishin më shumë vlerë, por një djalë i vogël mundohej të më pengonte. Gjithsesi, i futa monedhat në çantë dhe u ktheva në shtëpi. Shtëpinë e gjeta ndryshe nga ç’e kisha lënë, plot me kozmetikë, rrëmujë e plot gjëra të tjera. Ç’do të thotë?

E nderuar lexuese! Ëndrra zhvillohet në një shëtitore, e cila në realitet, simbolizon rrugën e jetës tënde. Kjo rrugë shumë herë të sjell shanse të bukura, por ato asnjëherë nuk kanë shkuar deri në fund. Këtë e lidhim sidomos me lidhjen tënde të kohëve të fundit. Duket që je zhgënjyer nga një dashuri dhe mendon se nuk je vlerësuar siç duhet nga partneri yt. Duke qenë kështu, je tërhequr me dinjitet duke i treguar partnerit që ke dhënë më shumë seç duhet dhe nuk ta ka kthyer me të njëjtën monedhë. Gjithsesi, ne të këshillojmë të jesh më e kujdesshme në zgjedhjet e tjera.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Arinda Gjoni: Prapaskenat e YFSF

Next Post

Djemtë kërkojnë vajza

Advertisement