Ana Tahiri, është nje artiste që sjell diçka të re sa here qe debuton si ne skenat shqiptare apo edhe ne Diaspore. Me nje aktivitet te mbushur te jetes se saj artistike, gjithmone e ka pare muzikën si nje nga esencat më të mira që mund të marrë e japë një artist. Eshte pikerisht magjia e skenes qe si shume artiste te tjere ajo e perjeton dhe si te tille kerkon ti dhuroje emocione nga me te ndryshmet por edhe te marrë, te vecantat e realet sikunder ne klipet e saj qe ka sjelle deri tani. Ndoshta kishte ardhur momenti te krijohej dicka e re ne artin e saj. Numëron disa këngë të saj, të kënduara nga vetë ajo por edhe bashkëpunime ku mund të përmendim më të suksesshmin me Anakondën ”. Si një artiste e kompletuar eshte munduar gjithmone qe në muzikën e saj degjuesi te futet ne nje realitet sintonish te zerit, instrumentave, ritmeve dhe imazheve duke bere keshtu qe ne notat e tyre te mbetet per nje kohe te gjatë. Duke i uruar suksese shpresojmë të dëgjojmë shumë shpejt hitin e saj të ri, të cilin ajo vetë na e premton që do e sjellë brenda këtij muaji.
Advertisement