Përshëndetje redaksisë dhe doktoreshës. Ka disa ditë që më shfaqen disa të rrahura si të zemrës në pjesën e sipërme të syrit, afër vetullave vetëm në njërin sy. Qëndroj para kompjuterit me orë të tëra qe disa vite, por këtë problem nuk e kam pasur asnjëherë. Mbes me shpresë se do të marrë përgjigje nga doktoresha juaj e syve.
Përshëndetje, Zoti ju shpërbleftë.
Rezarta Shkurti Okuliste Adresa: 1) Poliklinika Qëndrore 2) Optika UNION-pranë DIAMOND tek 21 dhjetori. Cel 0692529165:- Përshëndetje, i dashur lexues i shkrimeve mjekësore të Gazetës Intervista. Duke u nisur nga ankesa juaj mendoj që mund të kemi të bëjmë me dy pista apo terrene sëmundjesh që duhet të kërkojmë. 1) Mund të jetë një proçes inflamator i zonës së vetullës afër syrit. Mendoj kështu pasi ju më shkruani në letrën tuaj dhe ma cilësoni që ndjenja e të rrahurës së kapakut tuaj të sipërm është sinkron (në të njëjtën kohë) me rrahjen e zemrës. Në të vërtetë unë do të ta specifikoja me rrahjen e pulsit të dorës, pasi aty edhe ndjehet rrahja e zemrës. Për sa i përket arsyes të shkakut të kësaj rrahjeje ose pulsimi mendoj se origjina e saj është inflamatore por që duhet të shoqërohej edhe me shenja të tjera të inflammacionit, si: nxehtësia lokale në vendin e sëmurë, dhimbje e lehtë shtypëse ose therëse, skuqje e lëkurës së zonës së semure etj.