Ajo ka lënë par pak ditë Gjermaninë ku edhe jeton e ka gjetur mes shumë angazhimeve pak kohë të vijë në Kosovë e në Shqipëri. Kjo është artistja me zërin e ëmbël Mera Zymeri, e cila sapo ka realizuar këngën e saj më të re e do të na sjellë me klip, një këngë e bukur punuar nga Virusi e me tekst nga Kreshnik Avdiu, ndërsa klipi është realizuar në Tirana nga produskioni i njohur Max Production. Ne siguruam edhe disa foto nga ky klip e ku shumë fansa të artistes janë në pritje të dëgjojnë e të shikojnë këtë këngë të re e cila pritet të vijë shumë shpëjt në tregun muzikor shqiptar.
Advertisement