Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Me sytë nga LSI-ja Nga Agron BERDAJ

Si çdo çudi shqiptare , edhe kjo e vetazgjësimit politik të PD-së ,duke braktisur zgjedhjet kushtetuese ,nuk do të zgjati shumë .Madje duhet thënë se harresa  ka filluar .Edhe pse po flitet për skenar të dhunshëm , për ndalimin e zgjedhjeve me metoda terroriste ,duke ndjekur një  strategji  tensionesh , dhune dhe frike  , të gjitha këto shikohen nga populli ,me një llojë neverie .As edhe skenarët që fliten për ndërhyrjen në zgjedhjet shqiptare të agjensive të shërbimeve të huaja  sekrete , denoncimi  i planeve të dhunës dhe terrorit që mendohet , se  do të përdoren nga strukturat paramilitare të PD-së që po jep shpirt, nuk trembin askënd .Me këtë nuk dua të them se ato nuk përbëjnë një rrezik serjoz për demokracinë dhe jetën e njërëzve ,por se ato nuk mund të përgjunjin demokracinë në vend . Përgjakja e demokracisë në Shqipëri është bërë një gjë e zakonshme ,edhe për faktin e kulturës së munguar  qeverisëse dhe   ndërgjegjes së ulët shoqërore e  kombëtare  .Politikat  e  terrorit mbështeten dhe frymëzohen nga forca  të errëta dhe antikombëtare , të brendëshme dhe të jashtëme  .Ato i mbajnë gjallë politikanë të çartur dhe kriminelë të certifikuar ,të cilët çdo ditë nga çadra e krimit bëjnë thirrje për luftë ,terror dhe koka të prera .I frymëzojnë aktet kriminale gazetarë dhe agjensi të shtypit dhe masmedia, të cilat kërkojnë që në Shqipëri të krijohen banda , të institucionalizohet   dhuna dhe grushtet e shtetit , si mjeti i vetëm për marrjen e pushtetit dhe rrezimin e qeverisë .Terminologjia e dhunës dhe e krimit e përdorur nga këta politikanë dhe gazetar është më e tejkaluar se ajo e manualeve  hitleriane ,të manifestit të brigadave të kuqe ,të statutit të  ISIS-it ,apo Alkajedës .

Vetazgjësimi politik i PD-së , shpjegohet  me peshën e rëndë të krimeve të kryera prej saj gjë që ka sjellë humbjen e besimit dhe kredibilitetit në popull  .Sa më më tepër i largohet elektorati , kësaj force politike, aq më shumë  ajo shton mjetet e dhunës ,terrorit dhe nxitjen e anarkisë e mosbindjes civile për të shpëtuar elitat e krimit . Vetëm në këtë mënyrë ata mund të ruajnë krimet e vjetra dhe të ndihen të sigurt në krimet e  të ardhmes  .Ndaj edhe kërkojnë ta marrin pushtetin me dhunë .Por, nëse këto skenarë të saj dështojnë , mesa duket, ajo ka planin rezervë , duke i kthyer sytë nga LSI-ja . Një fitore e kësaj force politike në zgjedhje është në të njëjtën kohë edhe fitore e PD-së ,pasi në këtë mënyrë ,  merr fund edhe , vetingu .A nuk ishin deri tani këto forca politike që e sabotuan atë ,njera nga jashtë ,nga të qënit opozitë dhe tjetra nga brenda si  pjesë e koalicionit qeverisës .PD-ja ,duke u deklaruar ballazi si antireformë ndërsa , LSI-ja ,në mënyrë tinzare ,pas shpine me  dinakëri ,kërkonte të njëjtën gjë ,bllokimin e saj ,të cilën e realizuan me sukses ,duke dhënë alarmin e rremë të rrezikut të imponimit dhe diktimit të faktorit ndërkombetar në punët e brendëshme të drejtësisë shqiptare , të pushtuar nga krimi dhe korrupsioni .Thirrjet histerike të kontigjentit të LSI-së , si Meta kryeministër ,apo Meta president ,dhe së fundi LSI-ja ,forca e parë në zgjedhje ,nuk duhet parë thjesht si emocionale dhe shpërthime rastësore të turmave ,por si orjentime politike që dalin nga kulisat e errëta të politikës së nëndheshme shqiptare .Nëse ,PD-ja ,nuk realizon planin  e marrjës së pushtetit me dhunë ,atëher ajo do të vërë në veprim aleatin e saj më besnik ,LSI-në .Duke e furnizuar ,atë me elektorat në zgjedhjet e 18 qershorit ,do të synojë që LSI-ja , të dalë  forca e parë  politike në vend ,me të drejtën e krijimit të  qëverisë së re . Në këtë mënyrë PD-ja ,mposht  kundërshtarin e saj politik ,por edhe siguron zgjedhje të parakohëshme me pretendimine , për marrjen e pushtetit ,këtë radhe jo me dhunë, por me dinakëri .Kali i Trojës ka nisur të ndërtohet , dhe jo në fshehtësi ,por në mesin e skenës politike  ,në syte e shqiptarëve të lodhur dhe të zhgënjyer nga politika ,por edhe të ndërkombëtarëve të mahnitur nga pandershmëria dhe hipokrizia e politikanëve shqiptarë . Ky kalë , ka  nisur të ndërtohet nën hundët e lidershipit qeverisës ,të dehur nga megalomania , egocentrizmi dhe vetmadhështia e tyre , gati hynore ,por gjithnjë me sy nga , LSI-ja .

Agron BERDAJ

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Qipro, një copë parajse Nga Anila KADIJA

Next Post

Mera Zymeri nga Gjermania në Tiranë për klipin e ri!

Advertisement