E mo ditar si je, mirë? Unë mirë. Tani që po shkruaj, po zhvillohet protesta e opozitës. Dmth protesta ime, se edhe unë opozitë jam. Siç thote përherë Moni im : « Neve Like jena opozitë mrena pozitës, ene pozitë mrena opozitës”. E madhe Moni me ca thënie. I marrtë të keqen Servet Pëllumbi. Ai vetëm thëniet e Marksit di. Edhe ato nuk i di madje.
Për thënie Moni im është e vetme. Nuk ka si ajo. Më tha një ditë: Like, po sikur parrullën e partisë sonë ta bëjmë: “Me Liken, kena lekë!”?”. U çudita në fakt që më pyeti mua. Në familjen tonë jam unë ai që pyes. Monika po të dojë përgjigjet, po mos të dojë përgjigjet përsëri.
Ajo kurrë nuk rri pa një përgjigje. Përgjigjet edhe me heshtjen e saj. Mbaj mend para disa vitesh kur isha në fushatë me atë hurin, Edin. Bëheshin zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës. Edi po ulërinte “doktoooooor!”. Mos, thashë u sëmur këtu në shesh dhe ka nevojë për doktor. Ç’të bëja, koha nuk priste që të pyesja Monin. Zgjata dorën dhe tërhoqa “hurin” nga prapa.
Bëra shumë gabim atë moment. E pranoj. Nuk duhet ta kisha tërhequr. Duhet ta kisha lënë të ulërinte, e të diskretitohej përpara njerëzve. Ma tha edhe Moni këtë gjë kur u kthyem në shtëpi. Me atë tërheqje që i bëra “hurit”, e shpëtova. Njerëzit menduan se kane të bëjnë me një njeri të ekuilibruar mendërisht. Lëre o ditar, se kur e kujtoj atë moment. I hapa gropën politike vetes. “Huri” u bë i famshëm dhe unë i pafamshëm. Pastaj më mori partinë. Në fakt partinë ja dha Tosi. Petja, Petrit Vasili më ka thënë që “huri” ja bleu partinë Nanos. I dha 3 milionë euro. Më iku Partia Socialiste për tre milionë euro të qelbura. Këtë shkrim e gjeni në numrin e ri në gazetën Intervista ose mund ta blini online