Përshëndetje, jam një zotëri 53 vjeç dhe kam dy vite që vuaj nga sëmundja e diabetit por kohët e fundit shoh që më skuqen enët e gjakut në sytë e mi dhe kam frikë nga dëmtimi i syve. Ju lutem mund të më thoni si mund ta parandaloj dëmtimin e syve?
Faleminderit dhe në pritje të përgjigjes tuaj.
Rezarta Shkurti Okuliste Adresa: 1) Poliklinika Qëndrore 2) Optika UNION-pranë DIAMOND tek 21 dhjetori. Cel 0692529165:- Përshëndetje, i dashur letërshkrues. Nga letra që ju më keni shkruar mora informacionin që ju vuani nga diabeti i sheqerit, dhe i keni shumë merak sytë se mos iu dëmtohen nga kjo sëmundje. Mendoj se keni plotësisht të drejtë që merakoseni, pasi diabeti mellitus është një nga sëmundjet më kryesore të trupit të njeriut që dëmton kryesisht sytë. Arsyeja e parapëlqimit të syrit si organ shenje nga diabeti është pikërisht fakti që syri i njeriut në shtresën e tij më fundore që quhet retinë është i pajisur totalisht me enë gjaku të cilat dëmtohen thellësisht në strukturën e tyre nga mekanizmat fizpatologjike dëmtues të diabetit. Dëmtimi i enëve të gjakut fillimisht nis si gradë e parë (dëmtime të lehta-backgrond diabetik retinopathy), por që gradualisht rëndohen drejt stadit të 2,3,4 me dëmtime të thella që çojnë në një verbim të plotë, final. Në këto kushte ju këshilloj të bëni me rigorozitet trajtimin e mjekut endokrinolog si dhe padiskutim një vizitë të detajuar okulistike tek unë. Vizita e një pacienti diabetik duhet të jetë e plotë, padiskutim duhet të përfshijë ekzaminimin e fundusit (fundus oculi). Për sa i përket pyetjes suaj se si parandalohet dëmtimi i syve në një të sëmurë diabetik mendoj se këtu duhet të ndërhyjë: kujdesi mbi ushqyerjen, zbatimi i mjekimit që ju ka sugjeruar mjeku juaj endokrinolog, vizita periodike çdo 6 muaj tek okulisti juaj. Jeni i mirëpritur për një vizitë përcaktuese të dëmtimeve të diabetit në sytë tuaj. Faleminderit që më shkruat.