Eshtë mbajtur pas shumë viteve evenimenti më i madh i bukurisë pejane Miss & Mister Peja 2017 në mbrëmjen e 27 Prillit. Në një organizim perfekt nga fotografi i njohur Ilir Lajqi dhe mbështetur nga Komuna e Pejës u rikthye edhe njëherë eventi i vërtetë i bukurisë në këtë qytet të bukur. Mes shumë të ftuarve aty ishte për të kënduar edhe artist i madh Dani, e në karrigen e jurisë ishte i ftuar edhe këngëtari i njohur Blero. E bukura shqiptare për shumë vite me radhë Arbnora Ademaj e dorëzoi kuroren fitueses që ishte më e bukura e nëntë bukurosheve të tjera , Erza Jusaj, ndërsa nga djemtë triumfoi Edison Zekaj.
Miss & Mister Peja super spektakël, ja fituesit!

