
Është klipi i tij i pestë në tregun muzikor shqiptar dhe si duket ai po ecën me hapa të sigurt. Po flasim për artistin Kastriot Krasniqi i cili sapo ka sjellë këngën mjaft ritmike dhe shumë të bukur me titull “Me take”, këngë kjo punuar me tekst dhe vijë melodike nga Kreshnik Avdiu e me orkestrim nga Ardian Kastrati, ndërsa klipi është punuar ku na sjell Pedonalen e bukur të Shkodrës, nga Dart Channel. Kënga ka nisur të kthehet për pak ditë në një hit pasi është mjaft e kapshme dhe interesante, ndërsa zbulojmë se Kastrioti do të ketë edhe dy këngë të tjera, një për stinën e verës e një tjetër do të vijë në bashkëpunim, por deri atëherë të shijomë e të kapim ritmet e “Me take”.