Ai quhet Magrib Muçiqi, dhe nga mbiemri lind kureshtja dhe zbulojmë se ai i përket pikërisht familjes të madhe që prodhon artistë. Ka 13 vjet që merret me muzikë e e sheh në mbrëmjet rinore, gëzime e festa në Diasporë kudo, pasi edhe atje jeton, por nuk mungon në shumë ftesa që ka në ahengje dhe dasma në Kosovë. Është me origjinë nga Podujeva ku i bie rasti ta vizitojë ndonjë ditë kur është i ftuar në këto mbrëmje sidomos gjatë verës. Magribi deri tani i është përkushtuar shumë muzikës “live” ku këndon mjaft bukur dhe i pranishëm në mesin e artistëve më të njohur që shkojnë në Dipasorë, por ka menduar që shumë shpejt të vijë me dy këngë, ku edhe publiku do ta njohë edhe me anë të videove, dhe mësojmë se njëra do të jetë baladë dhe tjetra mjaft ritmike e do të publikohen deri në fund të muajit Maj.
Advertisement