Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Sidorela Pllumbi, psikologia që dashuron modën!

Fotot e saj janë një “boom” i vërtetë. Ndoshta, kjo është ajo që na duhet, një modele me kritere të plota, e gjatë, e bukur, sensuale dhe me intelekt. Kjo është Sidorela jonë, që ka premisa për tu bërë një modele me emër botëror dhe këtë e ka treguar edhe në setin e fundit që ka realizuar me fotografen e talentuar Fjoralba Maliqi, nga aparati ku janë prodhuar këto foto perla të Sidorela Pllumbit.

 

Fabjola Kuburi: Sidorela, ti je vetëm 21 vjeçe dhe  ke realizuar shumë në jetën tënde përsa i përket modës, madje sapo ke publikuar edhe  një set fotografik shumë të bukur, çfarë duhet të na bëjë përshtypje më shumë?

Advertisement

Sidorela Pllumbi:- Përshëndetje juve dhe të gjithë lexuesve të gazetës Intervista. Ndihem shumë mirë me këtë që po arrij dhe shpresoj që të vijë në rritje duke pasur parasysh që jam vetëm 21 vjeçë. Të them të vërtetën unë kam realizuar shumë sete fotografike dhe ky set fotografik  u zhvillua kësaj here ashtu si edhe here te tjera nga Fjoralba Maliqi, e cila me vizionin e saj ka thyer akullin që na ndante me fotografinë botërore. Disa foto ju i keni parë dhe marrë për t’i publikuar, kështu që ju duhet të më jepni një vlerëesim.Ndihem shumë e vlerësuar nga të gjithë ata që kanë vlerësuar atë që kam sjellë (Buzëqesh)

– Përveç modelingut, çfarë e mbush jetën tënde?

– Unë studioj për Psikologji dhe më pëlqen që të kuptoj gjithçka rreth sjelljes së njeriut, rreth jetës, rreth të bukurës, kështu që unë e kam kohën e plotësuar dhe ndihem e kompletuar.

 – Çfarë ndryshimi ka midis një modeleje dhe një fotomodeleje?

– Fotomodelja ka rolin më të thjeshtë për mua. Mjafton të kesh një raport të mirë me kamerën dhe fotografinë, kurse modelja është më tepër në kontakt me njerëzit, çka e vështirëson më tepër profesionin.

– Cili është sekreti i realizimit të një fotoje të bukur?

– I gjithë sekreti gjendet tek kombinimi i dy faktorëve të cilët janë,  e para, ti për  fotografinë duhet të jesh muza, kurse aparati për ty duhet të jetë mik i mirë. Modelja duhet të jetë e lirshme dhe sa më e natyrshme përpara objektivit, aq sa të luajë me të. Siguria në vetvete të bën bishë para kamerës.

– Çfarë mendon se është pika jote e fortë në fotografi?

– Shikimi i mprehtë, buzët seksi dhe loja me trupin.

– Cili është efekti i origjinalitetit të një fotografie?

– Çdo seancë fotografike shtjellohet nëpërmjet një teme,  po ashtu si një tregim i shkurtër. Fotoja ka arritur origjinalitetin e saj kur një fotograf apo fotografe e talentuar arrin ta bëjë të tijën atë foto.

– Cilat janë mënyrat më efikase për të goditur publikun?

– Fotot sensual  janë provuar që  jenë ato që tërheqin publikun. Gjithashtu, kronikat rozë ndihmojnë për ngjitjen me  shpejtësi të shkallëve të suksesit.

– Është paragjykim që femrat e bukura jo shpesh janë dhe inteligjente?

– Aspak e vërtetë. Bukuria, çuditërisht vjen në forma dhe mënyra të ndryshme. Kjo është e bukura e kësaj bote, sepse nuk jemi klonë të njëri- tjetrit, por individë të veçantë.

– Modelet pozojnë në mënyrë provokuese në set,  në fakt sa provokuese je në jetën e përditshme?

– Shpeshherë pa e kuptuar jemi provokues nga mënyra sesi vishemi, nga ecja me sensualitet apo dhe vetë mënyra se si flasim.

– Si e kupton ti bukurinë, si imazh apo si mençuri?

– Të dyja e zbukurojnë njeriun.

– Nuk thuhet kot se të bukurës nuk i shihen të metat?

– Jo, vërtet nuk i shihen. (buzëqesh)

– A e pranon vlerësimin se bukuria e mashkullit qëndron në mençurinë, kurse mençuria e femrës në bukurinë e saj?

– Personalisht mundohem ti shikoj njerëzit përtej paraqitjes se jashtme.  Vlerësoj njerëzit që dinë ta vlerësojnë veten dhe që janë terheqës në bashkëbisedim. Une i vleresoj njerezit nga shpirti.

– Çdo të thotë për Sidorelën të kesh konkurrencë?

– Të kesh konkurrencë do të thotë, punë, punë, punë dhe vetëm më shumë punë. Ndjehem mirë të kem dikë që më shpall “luftë” sepse e di që kam një motiv dhe një arsye që të vazhdoj të ngjitem akoma më lart.

– Cfarë është jeta pa dashuri?

– Jeta pa dashuri është si një shkretëtirë, ku të mungon pa fund uji.

– E ardhmja e Sidorelës?

– Ka shumë surpriza, ka shumë projekte që do marrin jetë në të ardhmen dhe unë do  bëj më të mirën për t’i sjellë në formën më të realizuar të mundur. Shikoj një të ardhme të ndritur që do arrihet vetëm me punë dhe përkushtim. Përqafime, Sidorela!

 

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Erilda Cenollari: Eci me hapin e kohës!

Next Post

Më është varur lëkura e barkut...!

Advertisement