Ajo u lind dhe u rrit në Elbasan deri në gjimnaz, por pas emigrimit në SHBA, nuk ka mbetur më thuajse asgjë nga Alma Saraçi e fotos me floke geshtenje. Edhe mbiemrin e ka ndryshuar, tashmë ajo është Alma S. Grey, një aktore dhe skenariste që po bën karrierë në SHBA, dhe ia ka dalë mbanë që të tërheqë vëmendjen duke u aktivizuar në shumë role. “Nudizmi ka ekzistuar gjithmonë, por shoqëria patriarkale luftënxitëse e ka ndrydhur bashkë me seksualitetin dhe gratë. Kjo zgjedhje nuk më bën të vuaj dhe as ndihem e ndarë nga njerëzit. Sa më shumë jam vetvetja, aq më afër botës ndihem dhe aq më shumë e njoh atë.E lashë vuajtjen pas kur vendosa ta jetoj jetën sipas mënyrës sime dhe jo të të tjerëve”- shprehet 31-vjeçarja .