Ajo jo vetëm këndon bukur, por është mjaft seksi. Ndoshta deri më tani s’kemi pasur rastin ta njohim shumë, pasi në muzikë është një këngëtare e re ku deri më tani në treg ka vetëm një këngë me klip, por këtë radhë ajo po vjen vërtetë fort e bukur. Po flasim për vajzën që do të na lërë pa frymë, Ermi Gjergji e cila pas pak ditëve do të na sjellë një super klip dhe këngë të bukur ritmike me titull “Rollin Rollin”. Ne e kemi dëgjuar këngën që sigurisht do të jetë një hit, dhe po ju sjellim disa foto ekskluzive nga xhirimet e klipit realizur nga produksioni XL Film. Kënga është e zhanrit Dance Hall, që i shkon shumë për shtat edhe vajzës, ndërsa është realizuar në studion e Chipsit dhe natyrisht se do të jetë në treg një artiste e fortë dhe do të rifreskojë edhe estradën shqiptare. Ermi ka lindur në Stubëll të Vitisë por jeton në Zvicër.
Një këngëtare seksi si …Ermi!

