Luana Vjollca një nga personazhet më të komentuara në Shqipëri ,rrallëherë flet për jetën e saj. Në emisionin ‘’M’fal për shprehjen’’ ,në drejtimin e moderatorit Elvis Pupa, Luana ka thënë, se e ka provuar më parë emigrimin. Vjollca ka habitur me përgjigjen e saj, se në fakt kur ka qenë në moshë të vogël, ajo dhe familja kanë emigruar drejt Belgjikës ku jeton edhe motra e saj e madhe. Megjithatë Luana ka thënë se nuk ka qëndruar gjatë, pasi nuk mund të rrinte larg Shqipërisë për shkak të dashurisë që ka për këtë vend. Moderatorja ka zbuluar edhe një element që vërteton patriotizmin e saj. Bëhet fjalë për tatuazhin e shqiponjës, që Luana ka në gisht. Gjithsesi, duke parë karrierën e moderatores dhe suksesin që ka këtu, natyrisht që Luana nuk mund të pendohet për zgjedhjen. Ajo ka treguar se në fakt ka qenë zgjedhja e duhur, sepse është shumë e kënaqur me gjithçka bën këtu.
Përgatiti:IRSA QOSJA