Detja, që ka qenë mjaftë e pranishme me këngë, klipe e në xhirime festive, në start të vitit ka prezantuar për adhuruesit edhe projektin e ri. Muzika e këngës është punuar nga Ardian Kastrati nga Shkupi, teksti nga Rifat Avdiu, ndërkaq videoklipi nga produksioni “Riki production”. Ibadete Krasniqi-Detja, tashmë është emër i njohur në skenën muzikore. Një këngëtare që këndon dhe duket bukur. Me zërin e ëmbël, sharmin dhe senaualitetin në maksimun, këngëtarja vjen edhe me një këngë e videoklip të ri. Ajo e ka nisur me këmbë të mbarë këtë vit, duke sjellë klipin e këngës me titull “Sytë e tij”, që pritet të jetë hiti i saj i ardhshëm. Detja edhe këtë herë është në elementin e saj: e këndshme, e nxehtë dhe në hap me kohën. Këtu e gjeni videon e këngës “Sytë e tij”
Këngëtarja e njohur nxeh temperaturat edhe në -20 gradë

