Publikoi dy këngë njëra pas tjetrës pak ditë më parë duke arritur mbi mbi 13 milionë klikime në vetëm 24 orë, por këtë herë Ed Sharen flet për ditën e tij dhe aktivitetet jashtë muzikës. Këngëtari britanik ishte i ftuar në Signal radio 1, zbuloi së për shkak të angazhimeve të tij në muzikë ai la pas dore vetën e tij. ‘Ushqimet e mia të përditshme ishin pica dhe birra, dhe për shkak të angazhimeve të tepërta në turne dhe evnte të ndryshme unë nuk gjeja kohën për asgjë tjetër.’ Ndërsa, tashmë që turnet kanë përfunduar gjithashtu edhe punën e tij më projektet e fundit, ai thotë se sfida e radhës për të është të zhduke kilogramët e tepërta nga trupi i tij. Ndërsa shtysa kryesore për këtë ai thotë se është e dashura e tij Cherry.
Përgatiti : IRSA QOSJA