Sot ne France, eshte ndaluar kreu i AAK-se, Ramush Haradinaj. Te gjithe jane shokuar nga ky arrestim dhe kane reaguar ashper. Ja si shkruan, njeri prej zyrtareve me te afert te tij, Granit Shala. “Arrestimi i z. Ramush Haradinaj, është jo vetëm arrestim i një personi, është poashtu arrestim i një populli të tërë. Nuk mund të ketë padrejtësi më të madhe, nëse një njeri e ka dëshmuar pafajsinë e tij edhe para instancave më të larta gjyqësore ndërkombëtare. Veprimi i autoriteteve franceze është për t’u ardhur keq dhe pasqyron fyerjen më të rëndë ndaj sistemit ndërkombëtar të drejtësisë. Thjeshtë e pakuptueshme”- ka shkruar ai ne rrjetin social facebook.
Advertisement