Pa diskutim ajo është sensacioni i “Dance with me”. Mes konkurrentëve të sivjetshëm të këtij spektakli tejet të ndjekur, po bën shumë përshtypje braziliania Xhesi Henesi, e njohur si ish e dashura e reperit amerikan 50Cent dhe e përfolur shumë për një lidhje me këngëtarin kontrovers Gjon Karrica, përmes të cilit edhe u bë e njohur në trojet shqiptare. Xhesi, e ka yllin në ballë dhe këtë po e dëshmon përditë e më shumë. Ajo është një përzierje mes të ëmbles dhe të thartes, të fortes dhe të butës! Për ata që nuk e dinë, Xhesi Henesi, ka lindur ne Zyrih. Më pas jetoi në Brazil deri në moshën 4 vjeç. Bashkë me familjen u rikthye sërish në Zvicër për një jetë më të mirë. Fatkeqesisht Xhesi ka kaluar një fëmijëri të rëndë. Pavarësisht vështirësive, ajo ia del ta vijojë shkollën dhe të diplomohet në një shkollë për kozmetikë dhe bukuri. Xhesi gjatë gjithë kohës ishte person i njohur edhe falë talentit të saj në vallëzim e muzikë. Ajo ka kënduar e performuar me banda muzikore të ndryshme, ku përherë është komplimentuar për zërin dhe karizmën. Xhesi ka udhëtuar në shumë vende të botës dhe është njohëse e pesë gjuhëve të huaja dhe saktësisht gjuhën angleze, gjermane, franceze, spanjolle dhe arabe. Xhesi Henesit, iu ofrua një shans i madhe në New York në labelin “Houssesion Recordc lex”. Ajo nënshkroi kontratë me këtë label të madh, por gjithçka përfundoi pas një kohe të shkurtër, kur artistja mbeti shtatzanë dhe u desh të kthehej në Zyrih për ta lindur dhe rritur vajzën, e vetme. Shanset vazhdonin të silleshin rreth saj dhe kështu ajo u bë pjesë e shoët real “Swizz boys on wourldtour”, ku bashkë me anëtarët e tjerë shëtiti gjithë botën, vendet më të hareshme, për të realizuar edicionet e ketij show real. Gjatë incizimit të showt ajo ka qëndruar privatisht me yjet më te mëdhenj të botës, ndër ta edhe me 50 Cent, me të cilin edhe u lidh e përjetuan një romancë.
Fabjola Kuburi:- Xhesi je në “Dance with me”. Kush ta bëri ofertën dhe si ndodhi që u bëre pjesë e këtij spektakli?
Xhesi Henesi (Jessy Hennesy):- Gjithçka ndodhi shpejt. Produksioni ka dashur ta ketë në përbërje një personazh ndryshe. Më kanë parë në videot me Gjon Karricën dhe përmes tij kanë rënë në kontakt me mua. Pranova pasi të gjithë me folën aq mirë për punën e shkëlqyer të Vera Grabockës, që është një femër tejet e zonja, frymëzuese. Një profesioniste e vërtet, që kurrë nuk gabon. E admiroj. Gjithashtu, dëgjova shumë për Albi Nakon, për grupin e tij, për mrekullitë që krijon në vallëzim. Të gjitha këto më intriguan shumë dhe ja ku jam.
-Ishte e vështitë apo e thjeshtë të kombinoheshe në çift me DJ Vikin?
-Ne shumë shpejt, kemi gjetur gjuhë të përbashkët dhe kemi lidhur miqësi të mirë, kështu që nuk kishte vështirësi.
-A kupton shqip?
– Kuptoj aq sa për të kuptuar. Por, do ta mësoj patjetër shqipen e ëmbël.
-Në skenën e “Dance with me” këndove “E dehur” të Nexhmije Pagarushes. Pse këtë këngë dhe si u ndjeve?
– U ndjeva mrekullueshëm. Unë jam shumë e familjarizuar me këtë këngë, pasi e pëlqej dhe e këndoj prej vitesh. Më pëlqen Nexhmija dhe karakteri i saj vokal.
– Je ndjerë ndonjëherë aq e lënduar nga dashuria?
– Dashuria di të bëjë të ndihesh në qiellin e shtatë, por edhe të lëndoj. E tillë është dashuria, dallgë – dallgë.
– Çifti që e vlerëson më shumë në garë dhe cili është mendimi yt për Nard Ndokën, politikanin e spektaklit?
– I dua dhe vlerësoj të gjithë. Më pëlqejnë, pasi të gjithë janë karakter në vete. Nard Ndoka është politikani më “cool”(fantastik). Mendoj se pjesëmarrja e tij si politikan në një show argëtues do të duhej të bënte edhe më shumë bujë.
– Trupi yt është perfekt. Çfarë bënë për të pasur këto linja?
– Unë ushtroj intensivisht, ushqehem shëndetshëm dhe jam në lëvizje….!
Kete interviste mund ta lexoni te plote, nese blini online Gazeten Intervista per 4 euro ne muaj!