Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Teuta Kurti: Lind, por edhe bëhesh!

Ajo është emri që përzgjedh të rinjtë e Kosovës për të qenë pjesë e fazës së parë në “The Voice of Albania” prej katër vjetësh. Teuta Kurti, duket se i është larguar muzikës për disa kohë dhe sipas saj ajo e ka bërë këtë sepse ka dashur ti japë prioritet familjes. Nënë e dy binjakëve dhe e një vajze, bashkëshorte e një artisti në grafik dizajn, duket se ia del për mrekulli, madje edhe të kujdeset për veten në detaje. Kjo është Teuta…!

 

Fabjola Kuburi:-Teuta, është viti i katërt që ti përzgjedh të rinjtë kosovarë për edicionet e “The Voice of Albania”. Si është kjo eksperiencë?

Advertisement

Teuta Kurti Luta:– Është e vërtetë që është viti i katërt që punoj dhe përzgjedh konkurrentët nga Kosova dhe vërtet është privilegj dhe besim, por njëkohësisht është një barrë më vete, pasi normalisht është një punë me përgjegjësi, duke marrë parasysh shumë këngëtarë të rinj, talente, dhe nuk dua t’i hyj askujt në hak.

– Si është të punosh me kaq shumë të rinj?

– Është ndjenjë e veçantë, sepse fillimisht më është besuar një punë dhe e marr me shumë kënaqësi, pasi me profesion unë kam magjistruar për kanto para 6 viteve dhe jam profesore apo zyshë, ndaj e kam shumë më të lehtë përqasjen me ta, dhe gëzoj shumë respekt dhe besim nga ana e konkurrentëve.

-Ndikon fakti që nuk vijnë nga një shkollë muzike?

– Sigurisht! Ka një përqindje që ndikon, por muzika dhe këndimi vjen çuditshëm dhe pa kuptim te ndonjë këngëtar, i cili ndoshta ka vesh më të mirë se dikush me një arsim 10-vjeçar. Është thjesht gërshetimi i talentit dhe shkollës që të perfeksionojnë. Pra, puna dhe talenti duhen me patjetër!

– Dalja jote nëpër festivale është meritë e…?

– Është meritë e suksesit, punës, shkollës, zërit dhe kompozitorit.

– Artisti lind apo krijohet?

– Lind, por dhe me punë të mirë krijohesh!

– Njihesh si një këngëtare që ka sjellë risi në muzikën shqiptare, por ndërkohë vitet e fundit keni qenë disi në heshtje. Përse?

– Sepse në momentin që kam vendosur të martohem, ka qenë një hap drejt zgjerimit të familjes. Prandaj prioritet është familja, e më pas të tjerat. E përmenda dhe më parë që unë jam mësuese dhe asnjëherë nuk i ndahem muzikës.

– A mendon dhe ti si shumë artistë të tjerë të mëdhenj, se muzika po humbet vlerat e saj?

– Pa diskutim! Përveçse është humbur, të gjithë vrapojnë pas parave dhe shiten në mënyrën më të ulët të mundshme, dhe që veç muzikë e art s’krijojnë!

– Artistët janë të veçantë. Si të bëri për vete bashkëshorti?

– Sepse dhe ai është artist në dizajn grafik dhe kupton botën time. Thjesht nuk na ka bashkuar arti sa na ka bashkuar gjuha e përbashkët, mënyra e të menduarit njësoj. Kuptohemi në mënyrën më të mirë të mundshme!

– Pse mendon se i dukesh tërheqëse bashkëshortit?

– Sepse jam vetvetja. Nuk kam ndryshuar që prej 10 vitesh. Kam shoqërinë e njëjtë dhe kam natyrën e gjallë e plot humor në shpirtin që kam.

– Të gjithë kemi nga një këngë që na personifikon lidhjen. Cila është juaja?

– “Ëhat a ëonderful ëorld” nga Louis Armstrong.

– Teuta, ti je nënë e një vajze dhe e dy binjakëve të vegjël. Si ia del të bësh gjithçka?

– Jam e fortë nga natyra. Kujdesem për tre fëmijët, përgatis mëngjesin, drekën, darkën, laj, fshij e pastroj vetë (qesh)! Të gjithë më njohin si kuzhiniere shumë të mirë, e normalisht këto muaj mami dhe babi më janë gjendur pa masë. Nuk di ç’do kisha bërë pa ta! Është dhe instikti i nënës që nuk të lë të dorëzohesh, pa marrë parasysh lodhjen ose pagjumësinë. Zoti më ka bekuar me dy binjakë dhe vajzën e madhe. M’i ka besuar mua të kujdesem, ndaj është bekim!…

Kete interviste e gjeni te plote, nese blini online gazeten Intervista vetem per 4 euro ne muaj!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ja çfarë e gëzon këtë fundvit, Granit Shalën!

Next Post

”Do t’i kallim fitilat” rikthehet përsëri në hit

Advertisement