“Hajt t’ja nisim këngës” është kënga më e re që këngëtarja shkodrane ka sjellë për publikun e saj. Në fakt kjo nuk është kënga e vetme që ka sjellë Mimoza në një kohë të shkurtër sepse ajo është paraprirë nga “Je zjarri im”. Në një sezon produktiv, nuk kishte si të mungonte edhe Mimoza me këngën e saj të re!
Fabjola Kuburi:- Mimoza Staka, na vjen me një klip të ri, na trego pak më shumë..!
Mimoza Staka:- Përshëndetje, uroj të jeni mirë të gjithë, lexues dhe publiku im. Kënga e re “Hajt t’ja nisim këngës sonë” është një tërësi bashkëpunimesh të rëndësishme ku duhen përmendur teksti i realizuar nga Jorgo Papingji, muzika nga Luan Dagistani, orkestrimi nga Luan Dagistani ndërsa klipi është realizuar ne TV Sëart. Kjo këngë erdhi dy muaj pas realizimit të një tjetër klipi, të këngës më titull “Je zjarri im” që u pëlqye tepër e që po shfaqet edhe asi klip çdo ditë në tëlevizion.
– Sa e vështirë është të jesh njëkëngëtare e talentuar, në këtë zallamahi të patalentuar në muzikën shqiptare?
– Të them të vërtetën është bërë një katrahurë në muzikën shqiptare dhe është shumë e vështirë që të ecësh në këtë zallamahi ku këngëtarët po mbijnë si kërpudhat pas shiut, por gjithsesi mendoj se publiku shqiptar di se çfarë është muzikë dhe çfarë komercialitet kështu që di ta bëjë edhe dallimin dhe të vlerësojë muzikën dhe këngëtarët që bëjnë art.
– Në këngë shfaqesh si një zonjë klasi e veshur me stil…Pse kjo zgjedhje? Cili ishte qëllimi?
– Klasi nuk është diçka të cilën ti mund ta marrësh sa hap e mbyll sytë, është diçka të cilën ti ose e ke ose nuk e ke, kështu përshtata diçka me klipin nga ajo që jam vërtet.
– Të është dashur të sakrifikosh për muzikën?
– Vetëm kohë dhe vullnet por ia ka vlejtur njëqind për qind.
– Cfarë është një gjë që e ke bërë dhe për të cilën ke thënë se nuk do ta bëje kurrë?
– Ndoshta kam falur aty ku nuk duhet ta kisha bërë.
– Nëse dikush vjen dhe të thotë problemin e tij, çfarë pret nga ti?
– Me siguri pret dhe e di që do e marrë ndihmën time, sepse ashtu jam gatuar unë, gjithmonë e gjej mundësinë për t’i dhënë një dorë kujt ka nevojë vërtet.
– Çfarë quan mëkat?
– Gjithçka që është në kundërshtim me të mirën dhe që I bën keq në njëfarë mënyre kujtdo prej nesh.
-Ç’vend do të zgjidhje për të jetuar jashtë Shqipërisë?
– Duke qenë se kam familjen në Shkodër them se aty ku është familja është edhe vetë jeta.
– Nëse një mikja jote të merr në telefon në mes të natës, e dëshpëruar nga dashuria, cfarë i thua? Do i këndoje një këngë për ta bërë të ndihet më mirë?
– Nuk besoj se ajo ka mevojë për një këngë të më zgjojë në mes të natës.(Qesh) Gjithsesi ,do mundohesha me patjetër ta qetësoja me mënyrën time. Pastaj, nëse një këngë do e ndihmonte, pse mos ia këndoj.
– Cfarë vlerëson më shumë në jetë?
– Familjen dhe muzikën, lumturinë që më dhurojnë këto të dyja, nuk ma dhuron asgjë tjëtër.
– Si e sheh veten pas 10 vitesh?
– Mendoj se do jem pranë familjes time, duke kënduar përsëri, sepse muzikën e kam pjesë timen dhe do e kem edhe pas shumë vitesh.
– Mendon se bukuria është pjesë e suksesit në një ngjarje artistike?
– Estetika ka qenë, është dhe do jetë gjithnjë e lidhur me artin dhe sigurisht që ka një përqindje që është e rëndësishme por ajo që ka rëndësi vërtet në sukses, është talenti. Imazhi është I rëndësishëm por talenti akoma më shumë.
– Bukuria është ndër të tjera, edhe shenjë zakonesh të mira?
– Nuk besoj se bukuria ka të bëjë me zakonet e mira, nëse je e bukur nuk do thotë me patjetër që ke edhe elemente të tjera që lidhen ngushtë me zakonet apo sjelljet e mira.
– Publiku është ai që kërkon emocionin, argëtimin? Po artisti çfarë kërkon? Ti konkretisht?
– Artisti kërkon vlerësim, mbështetje, duartrokitje, dashuri nga publiku, duhet të ndihet që duhet prej tij.
– Vec zërit, këngëtari duhet të ketë edhe një sjellje të bukur skenike.. Sa e përqëndruar je ti në këtë pjesë?
– Sjellja skenike është shumë e rëndësishme, sepse është art më vete, lëvizjet, buzëqeshjet, falendërimet kanë të bëjnë shumë me një paraqitje sa më të bukur të këngëtarit në skenë.
– Pika jote e dobët?
– Vajzat e mija, që i kam dritë në jetën time.
– Duke patur parasysh natyrën tënde, sa arrin të japesh realisht nga vetja, ne kenge?
– Absolutisht gjithçka, i duhet dhënë shumë këngës që edhe të marrësh prej saj.
– Cfarë vlen të thuhet si përfundim për muzikën dhe ndryshimet e saj?
– Muzika është në evoluim e sipër, ka qenë gjithmonë për më tepër dhe kështu do jetë gjithmonë, do vijnë rryma të reja, do këndohen, do harrohen, po tabani është ai që do mbetet gjithmonë.
– Si e sheh jetën tënde në këtë moment të saj?
– Shumë të bukur, të qetë dhe të plotësuar.
– Pas gjithë këtyre gjërave të bukura në jetën tënde, cilat ajnë projektet ku do të fokusohet vëmendja jote?
– Kam në plan të sjell këngë shumë të bukura, një e kam në plan ta sjell shumë shpejt dhe të shijoj edhe suksesin e dy klipeve të fundit të cilat janë pëlqyer shumë dhe për këtë falendëroj të gjithë ata që bashkëpunuan me mua dhe publikun për vlerësimin.