Ai është vetëm 23 vjeç por me dashurinë për muzikën, vullnetin dhe pasionin e vënë për të realizuar ëndrrën e tij, ai ka sjellë një klip dhe më saktë një bashkëpunim. Erikson Pepa, rrjedh nga një familje me baza muzikore, duke përmendur këtu motrën e tij Griselda Pepa, me të cilën ka sjellë edhe bashkëpunimin “Vëlla e motër”. Suksese Erikson!
-Përshëndetje Erikson, nëse do të kërkohej një prezantim, cili do ishte ai?
-Përshëndetje! Ju falënderoj për intervistën. Tashmë jam 23 vjeç, por kam nisur muzikën që i vogël, fillimisht si një dëshirë fëmijërore, pjesëmarrja nëpër festival por pastaj, me ndihmën e motrës sime, Griselda Pepa, që është këngëtare prej vitesh, muzika u bë pjesë e pandarë imja! Muzika ka qenë pjesë e sofrës tonë familjare prej vitesh me radhë.
-Keni edhe një duet me motrën në mos gaboj?
-Po, kemi një duet bashkë me titull “Motër e vëlla” dhe është edhe klipi im i parë, ndërsa Griselda ka vite në skenë.
-A gjeti mikëpritjen e duhur dueti?
Normalisht, këtë klip e kanë pritur mirë sepse Griselda njihet prej vitesh dhe prej saj, ndoshta edhe ngaqë jam përpjekur me shpirt që të sjell ëmbëlsi tek publiku.
– Di që je i lidhur shumë edhe me klarinetën, si instrument. Pse pikërisht ky instrument, dhe jo një tjetër?
– Të them të drejtën, jam shumë i lidhur! E zgjodha këtë instrument për ëmbëlsinë që përcjell te publiku me anë të tingujve. Me klarinetën gjej veten.
– Çfarë premisash ka Eriksoni për të ardhmen?
Premisa ime kryesore është që mos të ndalem së kënduari dhe të punoj sa më shumë për t’ia dalë suksesit. Po, këto vijnë shkallë-shkallë sepse suksesi vjent me kalimin e kohës dhe përkushtimit.
-Ka ndonjë projekt në dorë?
– Po, kam një projekt solo dhe një bashkëpunim me motrën por për arsye te kufizimit të kohës dhe ngarkesës së punës së motrës time janë vonuar,por do ti sjellim shumë shpejt.