Ka qenë një ngjarje që ka ndodhur dje rreth orës 20:45, në zonën e Medresesë, ku zjarri ka përfshirë një apartament në katin e tretë të një ndërtese dhe nga Brenda janë dëgjuar të qara të nëj fëmije. Këngëtari Arkimed Lushaj ose siç njihet në art si Stresi, ka mundur të hyjë nga kati i katërt në katin e tretë dhe ka shpëtuar foshnjën, vetëm 11 muajshe. Kur kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, zjarri tashmë ishte shuar dhe veprimi i Stresit është shoqëruar me duartrokitje. Nuk dihet se përse fëmija ndodhej vetëm në shtëpi, por veprimi i Stresit është për ta vlerësuar me superlative. Go Stresi!
Stresi, Robin Hood-i shqiptar!

