Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Matilda: Ajo që di të bëj më mirë!

thumbnail_img_6378 thumbnail_img_637914877822_1209025562510285_938522922_n matildathumbnail_img_6376Matilda, është bjondina bukuroshe që sapo ka sjellë klipin e saj të parë me titull “Pa trokit”. “Kënga flet për dashurinë në largësi, për vuajtjen e dy palëve. Në këtë këngë mund ta gjejnë veten shumë vajza e djem që mund të vuajnë një dashuri në largësi ose mund të vuajnë prej një gabimi që kanë bërë”, shprehet Matilda për këngën saj. Klipi është realizuar nga “ND Film Pro” me regji të Endi Hoxhës, ndërsa kënga është një realizim tërësor i Vullnet Ibraimit. Matilda, më këmbë të mbarë klipi dhe sa më shumë klipe të bukura.

 

Fabjola Kuburi:- Matilda përshëndetje, apo duhet të të quaj Mati?

Advertisement

Matilda:- Përshëndetje, më mirë Matilda, kështu më kanë thirrur që të vogël, Mati është një shkurtim që unë e kam fituar me kalimin e viteve.

-Ta nisim me këngën tënde që në fakt është edhe klipi yt i parë, “Pa trokit”, na trego pak më shumë rreth këtij klipi?

– Klipi është realizuar nga “ND film Pro” me regjizor Endi Hoxha.  Kënga është e realizuar nga Vullnet Ibraimi, teksti dhe muzika. U munduam që të gjenim disa vende xhirimi që nuk janë konsumuar shumë dhe realisht ashtu ndodhi, klipi është realizuar në Shkodër, tek ish- shtëpia e mbretit Zog dhe në Currila, Durrës.

– Ka trokitur dashuria në jetën e Matildës?

-.Nëse pyetja është për dashurinë e vërtetë, do thoja që po e pres dashurinë e vërtetë

-“Pa trokitur”” tingëllojnë vargje që përcojnë emocion dhe melankoli. Në fakt çfarë do të mund të kuptojmë tjetër përmes kësaj kënge?

– Kënga flet për dashurinë në largësi, për vuajtjen e dy palëve. Në këtë këngë mund ta gjejnë veten shumë vajza e djem që mund të vuajnë një dashuri në largësi ose mund të vuajnë prej një gabimi që kanë bërë.

– Rrugëtimi yt në rrugën e këngës ka qenë një rrugë e gjatë dhe e vështirë  realizimesh dhe synimesh. Për çfarë je më shumë krenare?

– Jam krenare se këtu ku jam me forcat e mija, pa pasur ndihmën e askujt, përveç familjes time që e kam pasur mbështetje, e sidmos mamit tim që e kam të shenjtë.

– A mendon se ka një formulë që garanton sukses në muzikë?

– Nuk është se kam një formulë të caktuar sepse jo çdo gjë mund ta bëj mirë. Gjithsesi, mendoj se formula ime është t’a bëj me dashuri këtë profesion që kam.

-Kënga është ajo që Mati di të bëjë më mirë?

– Për aq kohë sa i jam futur kësaj rruge, do të thotë që është ajo që di të bëj më mirë. Nëse flasim për muzikën them se muzika do shumë kohë që të arrihet perfeksioni.

-Cilët janë faktorët që kanë ndikuar në formimin e karakterit të Matildës?

– Familja, edukata, kultura që kam marrë me rritjen time, jetesa larg familjes, kanë ndikuar shumë në formimin e karakterit tim.

– Ke tentuar ndonjëherë të përpiqesh që profesioni yt t’i kapërcejë kufijtë e Shqipërisë?

-Kam 3 vite që punoj në Zvicër dhe të them të vërtetën, nuk e shoh veten talent ndërkombëtar ka shumë talente Shqipëria.

-A je natyrë romantike?

-Nuk mund të them që jam tërësisht, por 50 përqind jam.(Buzëqesh)

-Një ditë me shi, të frymëzon apo të bën melankolike? Po me diell?

-Një ditë me shi më bën romantike, ndërsa një ditë me diell më frymëzon që të realizoj gjëra të bukura.

– Me aq sa kemi folur, më ke bërë të kuptoj se je gjithmonë kritike ndaj vetes… Perfektja është ajo që pretendon?

-Perfektja nuk ekziston madje as nuk e kërkoj, kërkoj realen, të bukurën reale.

-Në ç’pikë mendon se e humbet kontrollin e vetes?

-Kur më cënohet morali dhe familja, janë dy gjëra tek të cilat nuk duroj dot.

-Sa e do veten Matilda?

-Kam përshtypjen që dashuria për veten është një nga dashuritë më të vërteta. Vetja mbi të gjitha apo jo?(Buzëqesh)

-Cila është puna që nuk do të mund ta bëje kurrë?

-Police, besoj se nuk do e kisha bërë kurrë.(Qesh)

-Çfarë do të doje të bëje edhe një herë?

-Ka shumë gjëra që do doja të bëja përsëri, në fund të fundit kjo është jeta, të bëjmë dhe ribëjmë gjëra, veprime, sepse pa to nuk do quhej jetë.

-Kur ka qenë hera e fundit që nuk i ke mbajtur dot lotët nga lumturia?

-Kur jam bërë teze, ka qenë një emocion i papërshkrueshëm. Nuk i mbaja dot lotët, lot lumturie.

-Ke lënë diçka mbrapa ( një person, një mundësi, një ofertë) për të cilën më pas je penduar?

-Të merrja pjesë në një talent-show, ka qenë ëndrra e babait tim, edhe pse mendoj se nuk është vonë asnjëherë.(Buzëqesh)

-Jam kurioze si do jetë kënga në vijim?

-Kënga në vijim do jetë një këngë që do ta realizoj me Sajmo Abs dhe uroj që edhe kjo këngë si “Pa trokit”, të gjejë mikëpritjen e duhur.

-E ardhmja ku do të gjejë?

-Duke bërë atë që dua më shumë, të këndoj muzikë live.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Cubi Metka: Në fund gjithçka është shaka...!

Next Post

Linda Morina sërish në Gjermani, e ftuar speciale në.... !

Advertisement