Fabian Qazimi është nga Tirana dhe jeton e punon këtu. Ai ka sjellë në muzikë pasionin me të cilën është ushqyer që i vogël. Ai ka një studio të vetën ku edhe “prodhon” muzikë. Fabiani i bie baterisë dhe pianos me po të njëjtën dashuri si për vetë jetën. Siç tregon edhe vetë i janë shumë familjarë dhe të dashur edhe tingujt, ”të bezdisshëm” për shumë njerëz të akordimit të një instrumenti. Ka nisur të studiojë muzikë që kur ishte ende fëmijë,Më pas iu përkushtua muzikës, ose më saktë bërjes së muzikës dhe sot muzika është prioriteti I tij. Mes muzikës dhe këngës shqiptare padyshim është edhe emri i tij i fiksuar sepse tingujt që nxjerrin instrumentet që ai I ka aq përzemër “hipnotizojë”, pa dallim moshe, këdo që i dëgjon. Fabiani synon që karrierën dhe talentin ta çojë edhe jashtë Shqipërisë, në Europë edhe më gjerë. Momentalisht efekti e “hipnotizimit muzikor” e kryen në studion e tij muzikore, koncertet, apo aktivitetet e ndryshme qe organizohen në Shqipëri. Ai është i ftuar në shumë aktivitete multikulturore dhe kur e pyet se deri kur do merret me muzikë, ai përgjigjet” për aq kohë sa të kënaqen me muzikën time sepse muzika është jetë dhe jetës nuk i thua dot “jo”. Ai dëshiron që të ketë bashkëpunime edhe me muzikantë të tjerë shqiptarë sepse artistët bashkëpunojnë me njeri-tjetrin dhe ky është virtyt që vlerësohet dhe merr vëmendjen e duhur.
Advertisement