Nuk është kënga dhe projekti i saj i parë muzikor, pasi ajo ka vite që ka krijuar emrin e tij si dhe adhuruesit që e ndjekin dhe e duan. E kemi fjalën për këngëtaren Luljeta Shala, e cila edhe pak ditë e do të na sjellë një hit të bukur në zhanrin popullor pop folk e kënga do të quhet “Dy zemra”, një këngë plot ritëm e festive sidomos për ambientet ku këngëtaren e shohim më së shumti të ftuar, te gëzimet familjare dhe dasmat. Ne mësojmë se kjo këngë që do të vijë me një video shumë të bukur nga “Max Production”, dhe ajo është punuar nga Argjent Meqe- Xheni e teksti është krijuar nga Sami Aliu, ku tema e saj është dashuria që kurorëzohet në martesë. Artistja ka preferuar të jetojë në rrethinën e Prizrenit për shkak të kushteve klimatike si edhe qetësisë, ajo tashmë ka dy vajza të mrekullueshme ndërsa krah të fortë bashkëshortin pasi edhe ai është vetë muzikant. Luljeta, i është përkushtuar vetëm muzikës si profesion ndërsa ka pafund ftesa për të qenë e pranishme kudo në gëzimet familjare sidomos në Kosovë dhe Maqedoni.
Advertisement