Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Sa kushton operacioni i hundës?
 A është i dëmshëm make-up i përditshëm për fytyrën?
Kam fobi errësirën!

 A është i dëmshëm make-up i përditshëm për fytyrën?

E dashur doktoreshë, unë kam një punë të tillë, në zyrë, që më duhet të bëj make-up çdo ditë dhe kam dëgjuar që make-up i përditshëm është i dëmshëm për poret e lëkurës.  Mundohem të vë sa më pak krem dhe ta evitoj por prapë është puna ajo që ma kërkon. Faleminderit dhe pres përgjigjen tuaj.

Dr.Albana Lufi Mjeke Dematologe Klinika Dermatologjike dhe Estetike Dermovita Rr.Hoxha Tahsin P.60.1 Ap.4 Kati 2 te Perballe Optika Roma, 200metra mbi sheshin Avni Rustemi Tiranë Cel 0694061001: Në Shqipëri të dalësh pa tualet për shumë të reja duket si diçka anormale, ndërkohë që çdo ditë e më shumë shtohen kremrat dhe produktet e tjera që ato përdorin. Po kështu, shumë femra mbajnë në çantat e tyre një shumëllojshmëri sendesh dhe produktesh të lidhura me kozmetikën. Ndër këto produkte është pothuajse përherë i pranishëm edhe një çantë e vogël për të bërë makijazh. Por, studimet e fundit kanë treguar se aplikimi i përditshëm i makijazhit, sidomos në ditet e nxehta të verës, është i dëmshëm për lëkurën dhe shëndetin. Përdorimi i produkteve kozmetike mund të shoqërohet edhe me efekte anësore të cilat mund të sjellin probleme të lëkurës, plakje të parakohshme. Makijazhi është parashikuar për të përmirësuar look-un dhe paraqitjen e femrës, por ato që përdorin këto produkte harrojnë të mendojnë se po lejojnë që në lëkurën e fytyrës së tyre të hyjnë çdo ditë e më tepër kimikate nga më te ndryshmet. Ky përdorim mund të ndryshojë pamjen tonë duke fshehur ato që ne nuk duam të duken. Por, përdorimi për një kohë të gjatë  makijazhi i sjell efekte anësore kozmetike ose edhe reaksione alergjike në lëkurat e ndjeshme ose kur produktet e përdorura nuk jane cilësore. Disa nga efektet anësore të përdorimit të makijazhit janë këto: aknet dhe komedonet ose pikat e zeza, të cilat shfaqen më shumë tek lëkurat e yndyrshme. Disa produkte të lëngshme ose të buta kozmetike bllokojnë poret dhe këto produkte nuk mund të largohen lehtë nga lëkura. Bllokimi i poreve do të ndikonte në krijimin e pikave të zeza dhe mbi to mund të shfaqen akne (puçrra të kuqe me ose pa qelb). Përpara përdorimit ose zgjedhjes së produktit duhet të sigurohemi që makijazhi nuk përmban përbërës komedonogjenetikë) produkte që ndikojnë në krijimin e pikave të zeza). Po ashtu, ndikim tjetër janë edhe reaksionet alergjike të cilat janë mjaft të zakonshme tek personat të cilet përdorin makijazh dhe manifestohen me puçrra të vogla, kruarje të lëkurës dhe tharje të saj. Për të shmangur efektet irrituese duhet të jeni të vëmëndshëm gjatë përdorimit të produktit duke përdorur vetëm një produkt të ri në një kohë. Edhe acarrimi më i vogël mund të ketë efekte të dukshme negative, me kalimin e kohës lëkura lufton për të eliminuar substancat e padëshirueshme. Në rastet e reaksioneve alergjike rekomandohet ndërprerja e përdorimit të makijazhit dhe konsulta me mjekun dermatolog për të marrë mjekimin e duhur dhe për të qetësuar fenomenet alergjike. Sa më pak makijazh në lëkurën tuaj, aq më mirë. Nëse jeni mësuar dhe nuk mund të rrini pa makijazh, këshilloj ta pastroni fytyrën menjëherë sa të vini në shtëpi duke i dhënë mundësi lëkurës për të marrë frymë lirisht, duke parandaluar kështu dëmtimet dhe plakjen e parakohshme të lëkurës. Është shumë e rëndësishme të hiqni makijazhin përpara se të flini gjumë. Nëse flini me makijazh, jo vetëm që poret e lëkurës do të vijojnë të bllokohen, por edhe do të formohen pikat e zeza. Gjithashtu, të fjeturit me makijazh i jep mundësinë lëkurës të jetë nën efektin e veprimit të radikaleve të lira, të cilat kanë ngelur nën lëkurë duke ndikuar negativisht në demtimin e kolagjenit me pasojë plakjen para kohe të lëkurës.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Sa kushton operacioni i hundës?

Next Post

Kam fobi errësirën!

Advertisement