Të dielën e kaluar në ambientin shumë të njohur për shqiptarët në Mynih të Gjermanisë në Disko Bleoni është mbajtur duke startuar mbrëmjet e sezonit, një koncert madhështor. Qindra shqiptarë janë argëtuar dhe kanë qeshur pa fund me humorin e bukur të aktorëve Stupcat, së bashku me muzikën e bukur dhe hitet e reperit Gold Ag, dhe këngëtarit Mentor Kurtishi. Edhe këtë herë organizatorja Igballe Avdiaj (Igi) bashkëpunoi me IB Event për kët mbrëmje. Ndërsa ne mësojmë se kjo ka qenë vetëm mbrëmja e parë pas pushimit veror, ndërsa shumë shpejt do të bëhet edhe hapja solemne dhe mjaft gjigande me një mega mbrëmje e me një Disko Speciale natyrisht me emrin Bleoni.
Advertisement