Një film-komedi me një tematikë shumë aktuale dhe interesante po vjen. “Biznesmeni” kështu quhet projekti filmik i cili këto ditë po finalizohet me skenar nga Shkumbin Radogoshi dhe me regji nga Sevdai Radogoshi dhe Afrim Mula. Por ne mësojmë se cilët do të jenë protagonistët e tjerë në këtë film dhe zbulojmë se në këtë projekt luajnë aktorët nga Zvicra dhe Gjermania, shqiptarët e njohur atje si: drejtuesi i Mega Event Robert Ukaj, artisti Nikë Rrasi si edhe Miss Gjermania e bukura Egzonita Ala e disa të tjerë. Ky film mendohet të jetë shumë shpejt nga nëntori gati për tu promovuar dhe po flitet se ka nisur që tani të ngjalë kureshtje tek njerëzit.
Robert Ukaj edhe ne filmin “Biznesmeni”

