Ajo po ecën mirë në tregun muzikor shqiptar, dhe si duket jo vetëm për zërin e saj por edhe për stilin dhe dukjen e saj ka rënë në sy. Po flasim për këngëtaren Ari Blue, e cila deri tani është e vetmja këngëtare që është përzgjedhur nga drejtuesit e B Models dhe IB Events për të qenë imazh i këtij eventi modë, e mësojmë gjithashtu se vogëlushi me të në foto është top modeli më i njohur për femijë Ardi Klimenta. Nuk dihet ende nëse ajo do të jetë edhe në mbrëmjet e 28-29 Tetorit edhe duke bërë rolin e modeles, por shihet se Ari Blue është në foto kryesore të Prishtina Fashion Nights Istanbul Dantel. Edhe këtë vit vazhdon suksesi i bashkëpunimeve të B Models me organizatorin dhe menaxherin Ilir Balija që drejton IB Events, dhe së bashku pritet të na sjellin dy mbrëmje mode më të mëdha në vend.
Për herë të parë një këngëtare, imazh i PFN’S

