Bokseri i njohur shqiptarë që jeton në Gjermani, Granit Shala pas suksesit që ka pasur ne sport por edhe në fushat e tjera që ka vepruar duket se po nis një sfidë të re të jetës së tij, duke u futur edhe në politikë.Ai tashmë është bërë pjesë e AAK-së duke u bashkuar kështu me forcën e Ramush Haradinajt, me rastin e themelimit te AAK-se ne Hessen te Gjermanise, ku boksieri i mirenjohur jeton prej vitesh. Kete lajm, ai e ka bere te ditur permes rrjetit social facebook, ku nje status ai shkruan: “Të nderuar vëllëzër dhe motra,nga sot jam anëtar i Aleancës për Ardhmerinë e Kosovës. Do të mundohem të jap kontributin tim për Kosovën edhe më tutje duke mos u ndalur së punuari për vendin tim. Falënderoj komandantin Nasim Haradinaj, për pjesëmarrjen e tij me rastin e themelimit të degës së AAK-së në Hessen të Gjermanisë”
Emra te tille duhen ne politike, te bejne per popullin dhe vendlindjen e tyre.