Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Jeta e re amerikane e Kozeta Turishtës!

kozeta-1 kozeta-1 kozeta-2 kozeta-2 kozeta-3 kozeta-4 kozeta-6 kozeta-7Kozeta Turishta, është nga ato gazetare që ke dëshirë t’i 14569570_248295305572264_90271776_nshikosh, t’i dëgjosh, e t’i lexosh, në shkrimet, lajmet që përcjell dhe ëmbëlsinë që e karakterizon. Një shkodrane në Amerikë, rrugëtimi i saj, puna, aktivitet, dhe gjithçka ka realizuar ajo e tregon në një intervistë, posaçërisht për gazetën Intervista.Pyetjes se sa intervista ka realizuar në SHBA dhe nëse do veçonte një prej tyre ajo i përgjigjet:-“Intervistat janë të shumta, po e nis nga Senatori i Nju Jorkut Marty Golden një njeri i pushtetshëm që bën vepra të mira për komunitetin shqiptar, më ka lënë shumë mbresa ky njeri i madh teksa flet për bukurinë e zgjuarsinë e popullit shqiptar. Do veçoja gjithashtu Suzana Shkrelin, e vetmja femër shqiptare që garon për Kongresin Amerikan, mbetet një ndër intervistat e mija të veçanta. Muaji shtator ka qënë muaji i Nënë Terezës, ku aktivitetet kanë qënë të larmishme”.

 Fabjola Kuburi:- Të shohim tepër aktive, kudo ka aktivitete je dhe ti? Si ia del?

Kozeta Turishta:-Ngarkesë është, por kur diçka e bën me pasion lodhja gjen gjithmonë justifikim.

Advertisement

– Cilin projekt do veçoje më shumë?

– Gjithsecili ka të rëndësinë e tij. Kam një vit e gjysmë në Amerikë dhe kam qënë pjesë e një sërë projektesh, në të gjitha kam punuar me dashuri e përkujdesje. ‘Parada Shqiptare’ ishte eventi që i dha jehonë e gjithë Nju-Jorkut. Një projekt që realizohet cdo vit nga Marko Kepi – Albanian Roots. Unë së bashku me Julian Dedën aktorin e njohur moderuam këtë event ku mblodhi mijëra shqiptarë dhe amerikanë. Java e filmit shqiptar gjithashtu përfundoi dhe sivjet me sukses.

– Besoj ke takuar shumë njerëz dhe ke realizuar shumë intervista, veçon njeren më shumë se tjetrën?

– Intervistat janë të shumta, po e nis nga Senatori i Nju Jorkut Marty Golden një njeri i pushtetshëm që bën vepra të mira për komunitetin shqiptar, më ka lënë shumë mbresa ky njeri i madh teksa flet për bukurinë e zgjuarsinë e popullit shqiptar. Do veçoja gjithashtu Suzana Shkrelin, e vetmja femër shqiptare që garon për Kongresin Amerikan, mbetet një ndër intervistat e mija të veçanta. Muaji shtator ka qënë muaji i Nënë Terezës, ku aktivitetet kanë qënë të larmishme. Ka qënë gjithashtu Mark Gjonaj një mik shumë i dashur për mua, asamblisti i njohur i shtetit të Nju Jorkut i cili bëri të mundur Statujën e Nënë Terezës ku gjithashtu organizoi një ceremoni të madhe kushtuar me dashuri bijës sonë shqiptare.

– Të pamë dhe krah Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani?

– Z. Nishani ka qënë i pranishëm në disa aktivitete këtu në Nju Jork, nder të tjera ishte i ftuar dhe në Ceremoninë e Nënë Terezës me ftesë të Senatorit Marty Golden dhe Albanian Roots, një kënaqësi e veçantë të prezantosh Presidentin e vendit tend para mijëra shqiptarëve dhe të huajve.

– Mikeshat e tua më të mira? Cfarë do dëshiroje ti thoje?

– Asgjë më shumë sesa i Dua përgjithmonë, dhe pa ta nuk ka motiv as dita. Anisa është një nder shoqet që unë me të jam non stop në telefon, Brunilda e cila më jep mundësinë gjithmonë t’a kem afer në të mirë e në të keq, pasi Bruna është tepër e ngarkuar me profesionin e saj por gjen gjithmonë kohë për mua dhe i jam mirënjohëse për bujarinë e shpirtin e bukur që ajo ka.

– Kozeta, përveç familjes, kujt tjetër i përulesh me mirënjohje?

– Më vjen ndërmend vetëm emri, Zamira, ajo është njeriu që dua më shumë pas familjes sime, ajo është njeriu më i dashur në jetën time të ciles i përulem me mirënjohje e dashuri deri sa jetë të kem.

– Çfarë ndryshimesh ke ndjerë nga jeta nga  momenti që shkove në SHBA?

– Ndryshim drastik do thoja. Të nisësh cdo gjë nga e para, shumë punë cdo ditë e sot jam e kënaqur aq sa kam arritur, megjithëse e mira nuk ka fund.

– E kishe planifikuar këtë largim apo ndodhi gjithçka rrjedhimisht?

-Ndodhi në momentin dhe kohën e duhur. Ndaj jam e lumtur sepse nuk ka qënë vendim me skenar thjesht ndodhi për një arsye shumë më të mirë.

– Cilat kanë qenë kontaktet e para, të cilët mundësuan fillimin e karrierës tënde në Amerikë?

Endrra ime për jetën nuk lidhet domosdoshmërisht me median, o televizion o nuk ka. Përkundrazi jeta është më e bukur se kaq. Ndaj këtu kam gjetur miq të vjetër e kam bërë shumë miq të rinjë, dhe thjesht me motivin e tyre kam gjetur dhe forcën për punë të mira të profilit tim.

– Si kanë qenë marrëdhëniet e tua me kamerat në fillim?

–  Dashuri me shikim të parë. Një mardhënie e jashtëzakonshme.

– Sipas opinionit tënd, ka gazetari të mirëfilltë në Shqipëri?

– Ka gazetari të mirëfilltë dhe gazetarë tepër profesionistë e të zotë.

– A të duket pak e tepërt dhe e “dalë” mode, kur të rinjtë shqiptarë, sapo vijnë në Amerikë, vetëmburren ose kënaqen me superlativa?

– Nuk di cfarë të tjerët bëjnë, por më besoni mua këtë që po ju them se këtu s’ka asgjë për t’u mburrur. Këtu punohet nga mëngjesi deri në darkë sa në shumicën e rasteve të mbyllen sytë para se të shkosh në shtëpi. Nëse ke vullnet arrin t’ia dalësh kudo, duhet vetëm punë dhe vetëbesim.

– Përmes sa pengesash ka kaluar Kozeta për të arritur këtu ku është?

– Pengesa, sfida, padrejtësi ka pasur.  Mund t’më kenë marrë punën, djersën e mundin tim, por shpirtin, e karakterin, nuk kanë arritur t’ma ndryshojnë sot, e as mot.

– Diçka për jetën tënde, nga Shkodra deri në Neë York?

– Unë jam një vajzë e thjeshtë, vi nga një familje me tradita qytetare shkodrane, rritur me dashuri nga dy prindër të mrekullueshëm që me shumë sakrifica e mund kanë rritur dhe edukuar tre fëmijë mua, motren dhe vëllain.

– Ti je mikeshë dhe ke bashkëpunuar me një nga emrat më të njohur shqiptarë në Amerikë, Fadil Berishën. Si është të kesh mik një figurë arti si Fadili?

– Fadili është një njeri i jashtëzakonshëm. Nuk gjej fjalë të përshkruaj sa miqësor e i dashur është. Unë kam pasur fatin t’a njoh nga afër për të cilin ndihem kaq krenare sepse na nderon kudo me emrin dhe punën e tij.

– A mendon se me të vërtet ke gjetur atë që dëshiroje, në këtë “mison” në SHBA?

–  Po, kam gjetur vetën, dhe po bëj një jetë normale, të qetë e të bukur, dhe me gjëra të mira.

– Thonë se kur ke arritur në Amerikë, mund të arrish kudo! Pajtohesh me këtë? Pajtohesh me këtë?

– Me vetëbesim arrin kudo.

– Fëmijët, të shohim sa shumë i do pasi poston shpesh fotografi me femijë të bukur…

– Shumë e vërtetë të gjithë i dua pa dallim, por unë kam vetëm një të veçantë që e dua aq shumë Stella.

– Ku do të shohim ty pas Amerikës?

– Pas Amerikës s’di të them ku mund t’më shihni më, por që jetës nuk i dihet kurrë çfarë të sjellë e ku të përplas. E dua shumë Nju-Jorkun, e kudo qofsha s’do kem asnjë peng sepse Nju-Jorku ka qënë endrra ime.

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

ANILA KALLESHI - "LIDERE BOTERORE E BIZNESIT" në Washington

Next Post

Ylli i Gostivarit Fikret Dauti, në Zana Club Dancing!

Advertisement