Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us
Me çfarë frekuence mund të vraponi?
Zbulimet shkencore që tregojnë për mundësinë e jashtëtokësorëve
Faraoni Tutankhamon kishte një “kamë kozmike”

Zbulimet shkencore që tregojnë për mundësinë e jashtëtokësorëve

Të gjithë ne jemi përbërë nga atome që dikur ishin pjesë e një ylli që shpërtheu, përfshi këtu atome karboni, azoti dhe oksigjeni, disa nga përbërësit themeltarë të jetës. Për miliarda vjet këto përbërës janë kondensuar për të formuar re gazi, yje të rinj dhe planete, gjë që do të thotë se këta përbërës gjenden në univers, si pasojë, është e mundur të ketë jetë jashtëtokësore.
Për më tepër, një numër i zbulimeve të reja tregojnë se është e mundur të ketë jashtëtokësorë, qoftë në sistemin tonë diellor, ose përtej tij. Pyetja që shtrohet tani nuk është më “Ka jetë jashtë Tokës”, por “A do ta zbulojmë ne ndonjëherë?”. Ja gjërat që dimë deri tani:
Në fillim të vitit, një ekip shkencëtarësh vlerësoi se afro 4.5 miliardë vite më parë, të paktën një e pesta e Marsit ishte e mbuluar me një oqean të ngrirë, më shumë se 137 metra i thellë. Çdo shenjë jete që ka notuar në këto ujëra mund të jetë e fshehur në tokën e Marsit. Por uji nuk është i mjaftueshëm, nevojitet edhe kohë. Në një studim të gushtit të kaluar, u zbulua se uji kishte ekzistuar në Mars për 200 milionë vjet më gjatë sesa mendohej më parë. Për më tepër, në Tokë kishte jetë në të njëjtën kohë kur ekzistonin liqenet e fundit në Mars.
Asteroidet dhe kometat janë çelësi i formimit të jetës në Tokë, mendojnë shkencëtarët. Në veçanti, goditjet e kometave, sipas studimit, mund të kenë shkaktuar një kombinim aminoacidesh dhe formuar gurët themelorë të jetës. Nga ajo që dimë ne për formimin e sistemit diellor, ka kometa të tjera, në sistemet e tjera diellore që janë të duke bërë të njëjtën gjë edhe tani.
Sateliti i vogël i Jupiterit, Europa, përshkohet nga disa vena kafe, që dyshohet se shkaktohen nga uji i ngrohtë, i pistë në mantelin e satelitit që del deri në sipërfaqen e tij. Europa mund të ketë më shumë ujë se Toka dhe kjo është arësyeja pse SHBA dhe Europa kanë investuar milionë dollarë për krijimin e misioneve ta ardhshëm hapësinore, të cilat do të kërkojnë për forma jetë nën sipërfaqen e saj.
Përveç kësaj, është e sateliti i Saturnit, Enceladus, për të cilin shkencëtarët kanë konfirmuar se, nën koren e tij prej akulli, ndodhet një oqean gjigand, universal. Ashtu si tek Europa, oqeani i Enceladusit është një vend ideal ku mund të ekzistojë një formë jete. Prova edhe më bindëse të jetës në Enceladus ishin ato të publikuar para pak kohësh në dy gazeta. Ato tregonin se erërat hidrotermale, të njëjtat që mund të kenë përhapur jetën edhe në Tokë, duket se veshin fundin e oqeanit të satelitit.

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Me çfarë frekuence mund të vraponi?

Next Post

Faraoni Tutankhamon kishte një “kamë kozmike”

Advertisement