E kemi parë në një edicion të “Big Brother” dhe më saktë në atë të sezonit të shtatë, ku tregoi edhe aty brenda që kishte një natyrë shumë të hedhur, bëntë shaka, por edhe ishte i drejtëpëerdrejt. Ky sezon, doktorin nga Malsia e Madhe e gjen opinionist në emision “Top Shoë “ në Top Chanel. Bashkë me Sara Kapon, ai do jetë gjatëq gjithë sezonit i pranishëm në emision me komentet e tij, rreth temave dhe të ftuarve.
Fabjola Kuburi:- Valer, tani do të të shohim si opinionist në “Top Shoë”bashkë me Sara Kapon. Si u gjend në këtë emision doktori nga Malësia e Madhe?
Valer Kolnikaj:-Krejt rastësi, një telefonatë nga Alban Dudushi që ma komunikon, çfarë kishte menduar dhe unë i thashë “po”. Ishte ajo telefonatë që më zgjoi nga gjumi i drekës (Qesh) Dashamirësinë e Albanit e kam ditur prej kohësh por nuk e prisja tani, më parë po e kam pritur.
– Nga 1-10 sa e vlerëson këtë emision dhe faktin e të qenit pjesë e tij?
– Është i vetmi emision që të ftuarit i ka kaluar në sitë duke mos lejuar kurrsesi të jetë i ftuar kushdo vetëm për të rritur audiencë, kuptohet duke tallur apo servirur publikut diçka të pavlerë . Nota 10 padiskutim , jam shumë i lumtur se e quaj pozicionin më të mirë të mundshëm për mua.
– I mbetesh besnik Top Chanelit apo jo?
– Në dallim nga kushdo në BB kam folur për këtë vënd ku ëndrra vazhdon dhe besimin e madh që kisha tek forca e njeriut të jashtëzakonshëm Dritan Hoxha, por në shtëpi të BB konkurrentët mi quajtën servilizma që të fitoja. Nuk u stepa për asnjë moment. Ishin fjalë zemre dhe unë i besoj fort Ëndrrës që vazhdon , zemrës e fatit . Jam munduar ti jem besnik gjithkujt .
– Çfarë sjell të re, ndryshe fakti i të qënit ti aty në emision?
– Sjell një “crazy” Valer, të paparishikueshëm, që zgjon kureshtjen për të ndjekur deri në siglën e mbylljes hahahahaha
– Si i ke marrdhëniet me Albanin dhe Sarën? Mi përshkruaj secilin me tre fjalë…
-Me Albanin e Bietën ( janë të pandarë për mua) fantastike , janë nga njerëzit më të mirë që kam njohur në jetë sinqerisht . Me Sarën shumë shumë mirë , zëri i saj i ngrohtë dhe tipi i mirë që ka më bën ta kem shumë xhan.
– Një situatë humoristike që të ka ndodhur në puntantën e parë dhe të dytë të Top Shoë?
– Në puntatën e parë sigurisht që grisja e pantallonave sapo fillova të bëj tëerkun hahaha dhe ishte faji im sepse stilisti Altin Miçi këmbënguli që mos të vishja ato pantallona se ishin më të ngushta seç duheshin hahahaha
– Batuta që përdor më shpesh në emision dhe jo vetëm?
– Do më ngatërrojë publiku me Luana Vjollcën, tani që kam bërë palestër.(Qesh)
– Ti e ke provuar skenën prej kohësh; ka ndikuar fryma artistike në familje që edhe Valeri të merret me art?
– Familjarët e fisi e di që çdo fis e ka një të tillë të hallakatur hahaha dhe më mbështesin pafund se nuk më shohin dot pa bërë çmëndurira e gallata.
– Gjithmonë kam pyetur veten, ku e gjen lidhjen arti me mjekësinë?
– Jam unë që i bëj lidhjet si me shumë detaje të tjera , mjekësia më ka ndihmuar ti shikoj njerëzit e gjërat shuuumë thellë, kurse arti ti shikoj cekët hahahahaha
– Një situatë ironike që të ka ndodhur kohëve të fundit?
– Situatë ironike me prezantues të emisjoneve në televizionet e tjera që pozicionin tim do e ëndërronin dhe që komentonin sikur s’më njihnin , hëhëëë sa karamele që janë ëëë 😂😂😂
– E ke menduar ndonjëherë veten aktor? Mendon se do ndodhi kjo në të ardhmen ?
– Shoh shumë aktorë që janë diplomuar në atë degë por përpara kameras e meje janë krejt amatorë. Nga një shoëman çfarë nuk pritet , po filmi ka më pak vlerë sesa këto që bëj sot .
– Çfarë do të thotë konkurrencë për një djalë si ti?
– Do të thotë i pakonkurrueshëm.(Qesh)
– E ke gjetur çelësin e lumturisë?
-Nuk kam gjetur asnjë çelës , thjesht po e jetoj dhe jam i bekuar nga Zoti.