(Vazhdon nga java e kaluar)
Me Gjergj Begaj, ekspert topograf, president i Hollding Studio “Bylis”
– Përmendët disa herë gjatë intervistës legalizimet e banesave në zonat informale. Nuk jeni dakord me mënyrën si po bëhet?
– Në periudhën e tranzicionit, shumë toka bujqësore, troje, etj u pushtuan nga popullsia e zhvendosur që kërkonte një jetë më të mirë. Ata tani marrin tapitë, por të humbur gjithmonë mbesin pronarët e vjetër, edhe pse një pjesë kanë çertifikata pronësie, tokat nuk i përdorin dot se ato janë të zëna me ndërtime informale. Në zgjidhje të këtj problemi shteti ka bërë ligje dhe amendamente por megjithatë shpesh, tani, për një parcelë kemi tre pronarë 1) Pronarin e vjetër, 2) Pronarin sipas ligjit 7501 dhe 3) shtetin.
Pikërisht për këtë mendoj që përpara se të bëhej legalizimi duhet zgjidhur çështja e pronës në origjinën e saj, që prona, ose kompensimi i saj real, të shkonte te i zoti. Pataj, të fillonte të bëhej legalizmi
Si thoni, do të shkojë ndonjëherë prona te i zoti?
– Dëgjo, ajo që është bërë nuk zhbëhet kurrë 100 për qind, por me ndihmën e ndërkombëtarëve dhe zbatimin e ligjeve të reja në sistemin e drejëtsisë, deri diku ato prona që kanë mbetur të pastra. Besoj se do t’ju kthehen pronarëve
– Çfarë do u këshillojë të huajve, apo njerëzve në Shqipëri, të blejnë prona të patundshme?
– Patjetër. Ky është investimi më i mirë për cilido që ka para. Aq më shumë që situata kohët e fundit po përmirësohet dita ditës. Pjesa më e madhe e pronave është dixhitalizuar dhe gjehet kollaj cili është pronari dhe origjina e pronës. Natyrisht, që ka edhe prona problematike, ndaj do u këshilloja të gjitha atyre që janë të interesuar për të blerë prona, si shqiptarë, edhe të huaj, t’i blejnë ato me asistencën e studiove teknike – ligjore që ofrojnë kushte dhe garanci. Një e tillë është edhe studioja jonë.
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)