Ajo quhet Ariana por e njohim në muzikë si artistja e re shqiptare mjaft simpatike që ka preferuar të quhet Ari Blue. Deri tani ajo ka disa klipe, ndërsa mësojmë se për herë të parë është nominuar edhe në eventin e madh muzikor ZHURMA. Këngëtarja shqiptare që ka një stil mjaft interesant e që jeton në Gjermani është e nominuar në “Best Diaspora” si dhe në “Best Female” dhe natyrisht se vajza synon ndonjë çmim në këtë event. Gjithsesi duhet të themi se jo vetëm stili dhe dukja e saj po pëlqehet por dhe muzika që ajo ka sjellë duke freskuar pak edhe estradën shqiptare.
Advertisement