– A ekziston një kurë për sëmundjen e Parkinsonit?
– Megjithëse kërkimet po vazhdojnë, deri më sot nuk ka ndonjë kurë ose mënyrë për të parandaluar këtë sëmundje. Megjithatë, kërkimet për të kanë bërë përparime të mëdha. Ekziston një shpresë reale që shkaqet, qofshin ato gjenetike, apo mjedisore, do të identifikohen dhe efektet e saktë të këtyre shkaqeve në funksionimin e trurit do të kuptohen. Këto arritje të dukshme japin një shpresë reale për të ardhmen. Megjithëse nuk ka kurë për sëmundjen e Parkinsonit, duke identifikuar simptomat individuale dhe përcaktuar trajtimin e duhur, shumica e njerëzve të sëmurë mund të jetojnë një jetë të kënaqshme dhe të frytshme.
– Çfarë e shkakton sëmundjen e Parkinsonit?
– Sëmundja e Parkinsonit shkaktohet nga përkeqësimi progresiv i neuroneve në një zonë të trurit që njihet me emrin “substantia nigra”. Kur funksionojnë normalisht, këto neurone prodhojnë një substancë kimike vitale për trurin, dopaminën. Kjo e fundit shërben si mesazher kimik që bën të mundur komunikimin mes substantia nigra dhe një zone tjetër të trurit të quajtur corpus striatum. Ky komunikim bën të mundur një lëvizje të butë dhe të balancuar të muskujve. Mungesa e dopaminës shkakton një funksionim jonormal të nervave, duke shkaktuar një humbje aftësie për të kontrolluar lëvizjet e trupit.
– A mund të parandalohet sëmundja e Parkinsonit?
– Deri më sot nuk ka ndonjë mënyrë për të parandaluar sëmundjen e Parkinsonit, por ka disa mënyra trajtimi, përfshi këtu terapinë me ilaçe dhe/ose ndërhyrjen kirurgjikale që mund të reduktojnë simptomat dhe lehtësojnë jetën e të sëmurit.
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)