Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Mitro Çela kujton Teto Ollgën
Xhuljeta Kulla uron Bruna Sotën për ditëlindje
Ermali ka gati një hajmali

Xhuljeta Kulla uron Bruna Sotën për ditëlindje

Ditlindja e saj e bukur për një varg arsyesh është edhe një ditë gëzimi në familjen tonë. Brunilda Sota Hoxha, motra ime e artit, erdhi mes nesh në estradën e Fierit, siç vjen një motër e vogël që sjell një fllad të freskët që e gjallëron gjithë familjen e estradës me artistë me përvojë, aktorë orkestrantë dhe këngëtarë. Në skenën tonë të qytetit të Fierit u ngjit një zë i ri, një ritëm i ri, një zhdërvjelltësi e re. Ajo pushtoi vëmendjen e artdashësve, ajo nisi të konkuronte me ne, aktorët që, si të thuash kishim në dorë pushtetin dhe filloi të kërkonte edhe ajo pushtetin e saj! Dhe e kërkonte me një këmbëngulje siç nuk na kish “bezdisur” njeri. Bruna jonë nisi të zgjidhte me këmbëngulje ca këngë që disa njerëz në Komitetin e Partisë së Fierit zunë të mos flinin rehat. Këngëtarja e re u përhap në fushat e këngës popullore, u ngjit në kodrat e gjelbëruara të këngëve lirike dhe mori përpjetë edhe më lart, në malet me maja të këngëve epike. Dhe kulmi i pushtimeve të Brunës sonë ishte robërimi i muzikantit më të mirë, talentit më të shquar të orkestrës, Rikut. Ferit Hoxha, Riku, u bë dhe komandanti i orkestrës, por ajo e robëroi edhe kur qe ushtar edhe kur u bë gjeneral! Bruna Sota u bë nusja Rikut, dhe siç përdoret termi “dhëndër brënda”, ajo u fut “nuse brënda!”
Përpara sytë tanë ajo u bë gjithnjë më e pjekur gjithnjë e më e dashur e më e kërkuar nga publiku i gjerë.
Që atëherë, me këtë motër të shtrenjtë ne thuajse nuk u ndamë më. Koncerte dhe shfaqje në të katër cepat e vendit tonë të bukur. Yjet u vërtitën në hapësirat e qiellit dhe ne, u pamë krah për krah edhe në qytetet e kontinentit amerikan, Nju Jork, Hartford, Cleveland, Toronto, Myrtle Beach, Fort Lauderdale. Dy familjet tona u bënë tok, fëmijët tanë u vëllazëruan më tej, kurse miqësia dhe bashkëpunimi i dy burrave tanë, Rikut dhe Pëllumbit e bëri lidhjen tonë të pandarë.
Sot Ditlindja e Brunës është gëzim. Urimet tona janë sa të shprehura aq dhe në thellësitë e shpirtit: Vite të tjerë, sa më të shumtë, deri në 100 e më tej, por të gjithë vite të lumtur! Të këndoftë goja dhe zemra, Bruna, për lumturinë e më të dashurve të tu edhe për lumturinë e artdashësve të tu të panumurt!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mitro Çela kujton Teto Ollgën

Next Post

Ermali ka gati një hajmali

Advertisement