Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Vesa Smolica: Qetësinë nuk e gjej te ndonjë person tjetër

Vesa Smolica bashkë me Ardit Çunin, kanë sjellë në treg, një këngë që i përshatet stinës së verës. Ajo është e punuar me kujdes duke i kushtuar rëndësi edhe detajeve më të vogla. “Jena na” titullohet kjo këngë që na sjellë një Vesë ndryshe nga ajo që jemi mësuar të shohim në festivale muzikore, aq më tepër nga ajo që mbahet mend tek “Gjeniu i vogël” apo “The voice of Albania” ku Vesa, ka qenë pjesëmarrëse dhe është vlerësuar edhe me çmime.

Fabjola Kuburi:- Vesa, do ishte më interesante ta nisim këtë intervistë, më një rikthim në kohë dhe të na tregosh pak si nisi rruga jote drejt artit, më konkretisht muzikës?
Vesa Smolica:- Rrugëtimi im, filloi që në moshën 10 vjeçare, me regjistrimin në shkollen e ulët të muzikës duke vazhduar kështu me festivale per fëmijë dhe më pas me talent-shou derisa erdha këtu ku jam.
– Çfarë kujton me nostalgji nga koha kur ishe tek “Gjeniu i vogël” dhe “The voice” ?
– Gjeniu i Vogel, ishte eksperienca ime e parë profesionale në të cilën e sfidova veten për tre muaj me këngë madheshtore, duke rrëmbyer kështu vendin e dytë. Kur i kujtoj ato kohëra çoj nëpër mend udhetimet e shpeshta Kosovë – Shqiperi ,shoqërinë e gjerë që krijova që tani janë fytyra shumë të njohura në ekranet televizive, përjetimin e kalimit të fazave në çdo javë, emocionet dhe vlerësimet e jurisë. Shfaqja në ekran çdo javë është plus për çdo artist, sidomos për ne që kishim nevojë për vëmëndjen dhe mbështetjen e mediave. Pjesëmarrja në festivale të bën të krijosh kontakte me këngëtare, organizatorë, producentë të këtyre festivaleve. Ajo është mundësi e mirë për të promovuar këngët, sidomos kur nuk ke mundësi për të investuar materialisht në videoklipe, siç ndodhte me mua në atë kohë.
– Cila ka qenë kënga me të cilën bëre “boom”?
– Kënga që më dha më shumë zë është “SixtyNine”. Për atë këngë u përfol shumë nga ana artistike. Por krahas saj do të përmendja edhe duetin e fundit “Jena Na”, bashkepunim me Ardit Cuni.
– Ç’mendime të vinin në kokë në përballjen e parë me publikun? E mban mend?
– Oh, shumë mendime. Sidomos kur flitet për një “talent shou”, ose festival, këngëtari është i vetëdijshëm që e ndjekin mijëra sy e veshë kur paraqitet në një spektakël të tillë. Në paraqitjen time të parë në “The voice” barra ishte më e madhe ishte se nga aty varej nëse karriera ime do ndalej ose vazhdonte më tej.
– Po tani?
– Gjithnjë përballja me publikun ka emocion. Por tani po mendoj më shumë për projektet e mija, si i presin, çka pëlqejnë, ç‘duhet të ndryshoj etj etj…
– Sapo ke sjellë në treg këngën “Jena na”, një bashkëpunim me Ardit Çunin? Çfarë mund të na thuash për këtë këngë?
– Ishte një bashkëpunim i papritur ky me Arditin, por shumë i këndshëm i cili është mirëpritur edhe nga publiku. Kënga është verore dhe besoj që do të bëhet hit
– Cili ka qenë viti yt, më i suksesshëm?
– Unë kam ëndrra shumë të mëdha dhe jam kritike e madhe e vetes, ndaj nuk mendoj se kam arritur kulmin e karrierës, por do të thoja një vit i suksesshëm ishte 2015. Kam qenë pa fund aktive me projektet e mia dhe mbrëmjet e shumta muzikore atë vit.
– Ke nxjerrë shumë ëndrra nga sirtaret?
– I kam realizuar ëndrrat e mia deri diku, por gjithmonë, duke kërkuar ende më shumë nga vetja, më duket se ato ëndrra po shtohen dita ditës më shumë.
– Po të mos ishe kjo që je, kush do të doje të ishe?

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

23 Produce-Chopping Tips Every Home Chef Needs To Know

Next Post

Mario Roci: Falë profesionit, jetoj në Milano...

Advertisement