Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Trim Jetullahu: Kam sukses me vajzat por jam “single”

trim jetullahu (1)Sapo ka lançuar klipin e këngës “Hej goce” dhe duket se suksesi nuk i ka munguar, sepse kënga dëgjohet kudo në makina, diskoteka, por edhe klikimet në kanalin Youtube, tregojnë një nivel shumë të lartë pëlqyeshmërie. Trim Jetullahu, është emri më i lakuar i momentin në muzikën shqiptare, sepse përveçse ka këngë të suksesshme, ka edhe një pamje, për të cilën vajzat duket se kanë ngelur pa mend. Suksese Trim!

 

Fabjola Kuburi: – Trim, “Hej goce” është titulli me të cilin, prezanton, një prej këngëve të tua. Pse ky titull?

Advertisement

Trim Jetullahu:-  “Hej goce”, u quajt kështu sepse menduam të përdornim si titull fjalë shqipe, fjalë të përdorur edhe në tekst.

– Për të gjithë ata që s’të njohin aq sa duhet, sa këngë ke deri tani, sa videoklipe dhe cila është kryesisht natyra e këngëve të tua, materialeve që realizon?

– Deri tani, kam katër këngë me videoklipe, “Unë e ti”, “Bla Bla Bla” , “Kur don ti” dhe videoklipi i fundit “Hej goce”. Këngët e mija janë ritmike, me temë dashurinë më shumë, por edhe tema të tjera të kohës.

Emrin e ke të veçantë, por edhe shumë domethënëse, nga kush e ke dhuratë?

– Emrin e kam dhuratë nga prindërit dhe më pëlqen shumë.

Përpara se të këndonte, çfarë bënte Trimi?

– Unë, që në klasën e pestë,  jam në studio dhe kam punuar e jam marrë me muzikë, kështu që, kam pothuajse një jetë ne muzikë. Për t’u prezantuar në tregun muzikor, duhet gjetur koha e duhur dhe atëherë kur jam prezantuar mu ka dukur koha më e volitshme.

I realizoi pritshmëritë e tua kjo këngë, apo do ende kohë?

– Çdo këngë që kam publikuar ka arritur  nivelin ku kam menduar, kështu që jam i kënaqur.

Si i shikon bashkëpunimet që bëhen sot, shumë prej të cilave bëhen edhe për kompromis?

Ty do të shohim në ndonjë bashkëpunim?

– Ka duete të realizuar dhe përshtatur mirë, artistët mes njëri-tjetrin, por edhe e kundërta, bashkëpunime që nuk përshtaten fare dhe si pasojë nuk janë të suksesshëm. Gjithsesi, emri i artistëve, që e bëjnë këtë duet,  ka të bëjë shumë në rezultatin e punës. Po, sigurisht që do realizoj edhe unë bashkëpunime të tilla dhe shumë shpejt do nisë të vë në punë disa projekte që kam në dorë.

Sa “trim” është Trimi, në gjërat që guxon të bëjë ose mos bëjë?

– Aty ku jam 100%  i sigurtë që është  mirë për mua, jam trim dhe nuk behem pishman asnjëherë për asgjë që kam bërë deri sot.

– Trimi i mirë, me shokë apo shoqe shumë?

– Me shokë dhe me shoqe shumë, mirë është të dyja. (Qesh)

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Mihrije Braha: Nuk ka ditë që të mos më pyesin...

Next Post

Histori nga jeta/ Nxorra gjyshen jashtë për të shpëtuar njerkën

Advertisement