Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Si bashkëpunova me Eleni Fureirën

Butrint Imeri:

U shfaq përpara publikut me “Ki mem lyp”, kënga që falë vokalit të tij të veçantë, u bë menjëherë hit. “Kanga jote” ishte më pas produksioni që tërhoqi vëmendjen e Eleni Fureirës dhe vlerësimi i ndërsjellë mes këngëtarëve, solli një bashkëpunim të të dyve në “Delicious”, duke e çuar kështu në një nivel tjetër karrierën e djalit të talentuar. “E jona” është kënga e tij e radhës, por ende pa shijuar mirë suksesin e saj, Butrinti na thotë të bëhemi gati për një tjetër. Dhe, nëse kaq ju duket shumë, për të është vetëm fillimi i një rruge që mund dhe duhet t’i kapërcejë kufijtë e Shqipërisë. Aspak e papritur, ndërsa me aftësitë vokale, shkollimin në një shkollë muzike dhe kërcimi profesionist në Gjermani, si dhe mirëpritjen e publikut, tani për Butrintin, qielli është limiti…

Mia Buci: – Butrint, përshëndetje! Si fillim më vjen mirë që i mban premtimet. Siç edhe pritej, bashkëpunimi me Eleni Fureirën erdhi dhe të dy ju aty, jeni vërtet “Delicious”…
Butrint Imeri: – Përshëndetje! Edhe mua më vjen shumë mirë që ky bashkëpunim iu prezantua publikut pas disa muajsh përgatitjeje gjatë të cilave kemi punuar shumë si në Shqipëri, ashtu edhe në Greqi. Më në fund, kemi një rezultat nga i cili kemi dalë të kënaqur, si unë, ashtu edhe Eleni. Shpresojmë që njësoj të jenë edhe fansat.
– Si rrodhën gjërat deri te bashkëpunimi dhe a ka diçka interesante nga xhirimet që do ta ndaje me ne?
– Idea ishte e stafit tim me të cilët e diskutuam dhe ramë në kontakt me Elenin, e cila pasi dëgjoi versionin shqip të “Delicious”, pranoi menjëherë që të realizonim së bashku versionin anglisht dhe ajo të ishte pjesë e këtij projekti.
– Ndërkaq, ti nuk humb kohë… Pasi ka kaluar shumë pak nga publikimi i “Delicious”, sjell për fansat një tjetër këngë, “E jona”…
– Po, vera ka nisur dhe unë nuk dua të humb kohë, sidomos tani. “E jona” është një projekt për të cilin kam punuar shumicën e kohës vetë, si në studio, ashtu edhe gjatë xhirimeve të klipit.
– Tani, natyrshëm na vjen të të pyesim: Cili është premtimi i radhës?
– I radhës? Kënga që vjen pas disa javësh… (Qesh)
– Kujt ia beson realizimin e projekteve të tua?
– Stafit tim. Kam një staf shumë të ngushtë e të afërt me të cilët diskutojmë dhe marrim vendime në grup (shpeshherë, unanim). Pastaj, përsa i përket anës së producentëve, mua më pëlqen të punoj me të gjithë e të marr më të mirën nga secili prej tyre.
– Mund të themi se po synon një karrierë ndërkombëtare?
– Pse jo? Mundësia e hapjes së karrierës ndërkombëtarisht është dhe sigurisht që në të ardhmen do ta synoj edhe këtë gjë.
– Çfarë mendon se pa publiku te ti që të pëlqeu menjëherë?
– Zërin! Unë jam këngëtar dhe për këtë dua që njerëzit të më pëlqejnë, mbi të gjitha. Besoj se ata fansa që i kam besnikë, më kanë pëlqyer që në fillim zërin.
– Çfarë beson se ke sjellë ndryshe në tregun muzikor?
– Mundësia ime që të shkollohem në një shkollë muzike dhe në një kërcimi profesionist në Gjermani, më ka ndihmuar shumë që të prezantohem në tregun muzikor si një artist ndryshe, me disa cilësi më shumë. Kjo besoj se e ka bërë dallimin.
– Cila është pjesa më e bukur rreth suksesit që po përjeton?
– Mesazhet e pafundme të urimit dhe komplimentet që marr çdo ditë, më bëjnë të ndihem mirë dhe të besoj më shumë në karrierën time.
– Krahas atij me Elenin, u fol gjithashtu për një bashkëpunim me Elvanën. Ka diçka konkrete deri tani?
– Me Elvanën nuk ka asgjë konkrete dhe çfarë qarkullojnë në media janë vetëm pjesë të deklaratave të mia ku kam thënë se Elvana është një prej artisteve me të cilën do të më pëlqente të bashkëpunoja.
– Cilat janë ndikimet e tua në muzikë?
– Muzika RnB amerikane e sidomos Xhastin Timberlejk.
– Eksperienca më e bukur që ke patur në jetë…
– Suksesi në muzikë.
– Me çfarë ta rrëmben vëmendjen një femër?
– Me buzëqeshjen.
– Nëse rri zgjuar deri në orët e vona…
– Jam në Snapchat! (Qesh)
– Tri gjërat që të japin më shumë kënaqësi?
– Muzika, kërcimi, ushqimi.
– Diçka pas së cilës je i varur?
– Të kënduarit, kudo që jam.
– Vargjet më të pavdekshme të shkëputura nga një këngë?
– VVork vvork vvork vvork vvork (punë). (Qesh)
– A është i ndrojtur Butrinti?
– Jo!
– Cila është këshilla më e çmuar që të ka dhënë babai?
– Merr më të mirën e çdokujt!
– Bie shpejt në dashuri?
– Jo, por kur bie, bie i gjithi.
– Të ka lënduar ndonjë femër?
– Po! Por tani ajo e di që ka me e lyp dikë si unë! (Buzëqesh)
– Je gjendur ndonjëherë në një situatë rivaliteti me një mashkull tjetër?
– Po, jam gjendur, por deri tani nuk kam dalë i humbur.
– Çfarë është dashuria dhe çfarë të ka mësuar ajo?
– Dashuria është ndjenja më e bukur që të bën të sakrifikosh gjëra që më parë nuk i kishe menduar.
– Cila do të ishte dhurata më e mirë që mund të kishe marrë?
– Një palë pushime në Indonezi.
– Ty vetë, çfarë pëlqen të dhurosh?
– Personit të duhur, gjithçka.
– Si argëtohet Butrinti?
((Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Advertisement

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Bledi Mane: Çfarë kam mësuar në burg?

Next Post

Mitro Çela kujton Teto Ollgën

Advertisement