Sabina Dana, përveçse një këngëtare e bukur, edhe një mama dhe bashkëshorte e lumtur. Madje për hir të Dahlin, vajzës, dhe përkushtimit ndaj saj, i është dashur të lërë disi mënjanë edhe angazhimet muzikore, derisa vendosi të rikthehet me një klip të ri, dhuratë për të gjithë fansat e saj, në shtator…
– Përshëndetje Sabina, si je?
– Përshëndetje edhe nga unë. Mirë faleminderit, ja po kalojmë ditët e fundit të verës për këtë vit.
– Ku ndodhesh per momentin?
– Për momentin, në shtëpi me vajzën time.
– Kjo ka bërë që të shkëputesh pak edhe nga jeta artistike, apo jo?
– Përafërsisht prej dy vjetësh, kam qenë komplet e distancuar nga aktivitetet muzikore, për shkak të lindjes se vajzës. Kohëve të fundit, kam realizuar disa projekte dhe në shtator do të vij me një këngë të shoqëruar me klip, për të gjithë fansat e mij.
– Si e kalove këtë verë?
– Shkëlqyeshëm, me bashkëshortin dhe vajzën time, në det, pishina, por edhe në dasma… Këto të fundit me shumicë.(Buzëqesh)
– Veprimi më i gëzueshëm gjatë ditës?
– Kur zgjohet Dahlin nga gjumi, fjala e saj e parë është “mami” dhe e thotë madje me buzëqeshje. Kjo më gëzon pa masë.
– Cili është njeriu që të frymëzon cdo moment?
– Familjarët e mi dhe së fundmi dhe bashkëshorti im.
– Si janë fundjavat e tua?
– Në të shumtën e rasteve janë të mbushura me angazhimet familjare dhe realisht jam e lumtur ta kaloj me familjen time.
– Si do të ishte fundjava jote e preferuar?
– Ndoshta do të doja një ose dy ditë të plota në funksion të vetes time, domethënë që t’ja kushtoj plotësisht kujdesit për veten. Jo se e lë veten pas dore, por do të doja të kisha një fundjavë tërësisht për veten, për relaks.
– Pra, do të doje t’i bëje vetes një fundjavë dhuratë, apo jo? Dhuratat bën, apo i merr me shume?
– Aq sa jap, edhe marr, ndonjeher edhe me shumë madje…
– Cila është dhurata më me vlerë që ke marrë së fundmi?
– Nëse mendoni për dhurata materiale, ato nuk mungojnë pothuajse asnjëherë nga familjarët, bashkëshorti im dhe fansat e shumtë, por për mua, dhurata më e madhe dhe më domethënëse ka qenë ardhja në jetë e vajzës time, Dahlin.
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)