Plas një tjetër skandal në lidhje me Bankën e Shqipërisë, i ndodhur përsëri në kohën kur Fullani ka qenë guvernator. Banka e Shqipërisë pa vënë në dijeni askënd ka “falur” 4 miljard lekë bankave private.
Shumë njerëz të maxhorancës, të shqetësuar nga ky fakt, po i vënë gishin Fullanit, i cili sapo ka fituar një dëmshpërblim nga gjykata për dënimin e parë. Por Fullani sërish ndihet keq psikologjikisht dhe i shkruan Ramës lidhur me gjendjen e tij ndërsa po e “godasin” sërish.
Fullani i shkruan Ramës:
I dashur zoti Rama.
Qëllimi i kësaj letre është që të mbledhësh pak Erjon Braçen. Pas stresit që kalova nga heqja nga posti i Guvernatorit të bankës këto ditë po kaloj një tjetër fazë depresioni. Kjo për shkak të zhurmës që po bëhet për faktin se Banka e Shqipërisë u ka falur 4 miliardë lekë bankave private. Nuk e kuptoj ku qëndron probemi këtu?! Kjo nuk është për ta bërë kaq bujë, se nuk bën robi si gore për 4 miliardë. Si mund të më fusin mua në stress për dy lekë të qelbura…
Ato lekë kanë vajtur në llogarinë e bankave private dhe askush deri tani nuk ka ardhur të më thotë “Bravo të qoftë e ke zemrën e madhe!”. Jo vetëm kaq, por njerëz si Erion Braçe më sulmojnë. Statusi në Facebook i Erjon Braçes më preku jashtëzakonisht shumë. Jam njeri shumë i ndjeshëm Edi të betohem. Ja, sot, për shembull, hëngra kos dhe m’u bënë ca puçra te këmba. Me që përmenda ushqimet, kur do vish ndonjë ditë për drekë të të gatuaj peshk? Të betohem se e bëj më të mirë se ngjalat e Ilirit…
Po më bini më qafë kot, i dashur Edi, sepse ato lekë nuk janë falur kot, pa qëllim. Ato lekë u falën se doja të testoja nëse Kontrolli i Lartë i Shtetit e bëntë punën tamam, apo jo…
Por Erjon Braçe në vend që të më falenderojë, do që të dënohem përsëri. Kjo më bën të vuaj. Kam vendosur të kërkoj sërish dëmshpërblim për prishje të reputacionit dhe dëm psikologjik. Kam rënë 300 gram nga pesha këto dy vitet e fundit.
(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista” të kësaj jave. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)